TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Nga një vit e gjysmë burgim ndaj katër të akuzuarve për dallavere rreth regjistrimit të studentëve në UP

nga TËVË 1
1 vit më parë
0
A A
Nga një vit e gjysmë burgim ndaj katër të akuzuarve për dallavere rreth regjistrimit të studentëve në UP

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues për katër të akuzuarit Mimoza Beqiri, Behare Bajrami, Ardian Hamiti dhe  Betim Ismajli, duke i dënuar secilin veç e veç me nga 1 vit e 6 muaj burgim.

Katër të akuzuarit ngarkoheshin për falsifikim të dokumenteve, ndërsa e pandehura Bajrami akuzohej edhe për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall të premten nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyqi. Sipas gjykatëses, dënimi me burgim ndaj të akuzuarve do të hyjë në fuqi pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Katër të akuzuarit, secili veç e veç u obliguan që të paguajnë edhe shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 150 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro tjera për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.

Të dëmtuarit, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, u udhëzuan në kontest juridiko-civil

Për të akuzuarën Behare Bajrami, trupi gjykues pas rikulifikimit të veprës penale nga “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” në “Mashtrim, refuzoi akuzën sa i përket pikës 3, 5 dhe 6, për shkak të arritjes së parashkrimit absulut.

Ndërsa, palët e pakënaqura kundër këtij vendimi brenda afatit ligjor prej 30 ditësh kanë të drejtë ankese përmes kësaj gjykate në Gjykatën e Apelit.

Në këtë rast Mimoza Beqiri dhe Behare Bajrami akuzoheshin se së bashku me Ermal Durakun, Anton Jakajn, Daut Ademajn, Ilir Muratin, Rajmonda Osmanin dhe Edona Sallahun kishin kryer veprat penale “Mashtrimi” nga neni 335, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Lajmërim i rremë” nga neni 390, paragrafi 1 të KPRK-së, mirëpo për këto vepra penale ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë më 31 maj 2017, ndaj Mimoza Beqirit, Behare Bajramit, Betim Ismailit, Ardian Hamitit, Ermal Durakut, Anton Jakajt, Daut Ademajt, Ilir Muratit, Rajmonda Osmanit dhe Edona Sallahut, me arsyetimin se nga viti 2013-2014, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, kanë falsifikuar dokumente të ndryshme.

Tags: Gjykata Themelore ne Prishtinegjykimup
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qorolli: Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë brutalisht në autonominë e Kuvendit

Qorolli: Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë brutalisht në autonominë e Kuvendit

Deklarimet e VV-së pas aktgjykimit të Kushtetueses, Manaj: Shërbejnë për bllokim të themelimit të institucioneve

Deklarimet e VV-së pas aktgjykimit të Kushtetueses, Manaj: Shërbejnë për bllokim të themelimit të institucioneve

Trump dëshmon për rastin e mashtrimeve financiare

Trumpi: Shpëtuam shumë jetë në Kosovë

Fatmir Limaj pas përurimit të nënkalimit dhe parkinugut nëntokësor: Urime Malishevë

Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen për paqe, Trump: Më në fund ja dolëm

Isak Shabani, kandidati i PDK-së për të parin e Podujevës

Isak Shabani, kandidati i PDK-së për të parin e Podujevës

Vdes një person në Prizren, ra nga muri mbi 6 metra i lartë pasi u godit nga vetura

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X