TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga New Yorku, presidentja Osmani kërkon rregulla të reja për azilin – përmend marrëveshjen me SHBA-në

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Nga New Yorku, presidentja Osmani kërkon rregulla të reja për azilin – përmend marrëveshjen me SHBA-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar reformim urgjent të sistemit ndërkombëtar të azilit, duke paralajmëruar se boshllëqet ekzistuese po keqpërdoren nga rrjete kriminale dhe po dëmtojnë refugjatët e vërtetë. Ajo foli në një tryezë të mbajtur në New York me temën “Sistemi Botëror i Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet”, të organizuar nga ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau.

“Është e nevojshme të ndërtohen rregulla më të shpejta dhe një kornizë ligjore më fleksibile. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar mund të luftojmë fenomenin e keqpërdorimit të azilit nga grupet e krimit të organizuar,” tha Osmani.

Duke kujtuar përvojën e saj si refugjate gjatë luftës në Kosovë, presidentja theksoi se manipulimi i sistemit nga bandat kriminale e bën edhe më të vështirë pozitën e atyre që kanë realisht nevojë për mbrojtje.

“Abuzimi me sistemin e azilit nga bandat kriminale e vështirëson situatën për ata që kanë realisht nevojë për mbrojtje,” tha ajo.

Osmani theksoi angazhimin e Kosovës në këtë fushë, duke përmendur bashkëpunimin e ngushtë me shtetet evropiane si dhe marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-në për pranimin e shtetasve të tretë të dëbuar nga territori amerikan.

“Kosova është shteti i parë në Evropë që ka nënshkruar një marrëveshje të tillë me SHBA-në, si pjesë e mbështetjes për përpjekjet ndërkombëtare në luftën kundër migracionit të paligjshëm,” theksoi ajo, duke shtuar se edhe pse i vogël, vendi është i gatshëm të kontribuojë aty ku është e nevojshme.

Presidentja përmendi edhe harmonizimin e listës së organizatave terroriste me SHBA-në:
“Nëse një organizatë cilësohet si kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së, atëherë ajo trajtohet si terroriste edhe në Republikën e Kosovës,” deklaroi Osmani.

Në përmbyllje, ajo bëri thirrje për një qasje më efikase dhe të bashkërenduar ndërkombëtare:
“Nuk mund të lejojmë që rrjetet kriminale të bashkëpunojnë më mirë se shtetet. Duhet të krijojmë një sistem që i mbron ata që kanë realisht nevojë për mbrojtje.”

Tags: new yorkOKBSHBATeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shtëpi në Rahovec, neutralizohet pa incidente

Zhduket një vajzë në Gjakovë, babai raporton rastin në Polici

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Të shtëna me armë dhe sulm në një lokal në Pejë, një person i lënduar

27 vjet nga Beteja e Koshares

27 vjet nga Beteja e Koshares

​Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

​Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën