TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga LDK presin implementimin e Marrëveshjes së Uashingtonit nën udhëheqjen e Trumpit

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Nga LDK presin implementimin e Marrëveshjes së Uashingtonit nën udhëheqjen e Trumpit

E Lidhja Demokratike e Kosovës po pret nga Trump që të implementohet marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar në vitin 2020 mes Kosovës e Serbisë.

Ishte cilësuar si një ndër marrëveshjet historike që kishte ndodhur mes Kosovës e Serbisë.

Më 4 shtator të vitit 2020, ish-kryeministri Avdullah Hoti bashkë me presidentin serb, Vuçiq nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Përmes kësaj ujdie, Kosova përfitonte në aspektin ekonomik e po ashtu edhe njohje nga shteti i Izraelit.

E me triumfin e Donald Trump në zgjedhjet për president të SHBA-së, Lidhja Demokratike e Kosovës pret që të ketë progres në implementimin e kësaj marrëveshje.

Nënkryetari, Lutfi Haziri shprehet se kryeministri Kurti e ka injoruar këtë marrëveshje bashkë me presidentin Vuçiq.

“Qeveria Kurti e ka mënjanu e ka skeju dhe nuk e ka trajtuar këtë marrëveshje përkundër disa deklaratave të eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje kundrejt kësaj marrëveshje. Besohet shumë që me vetë faktin që presidenti Biden e pati konfirmu këtë marrëveshje dhe e pati lënë në fuqi në Shtëpinë e Bardhë por i është rikthyer koordinimit me evropianë”, ka deklaruar ai.

Ai pret se do të ketë një fuqizim më të madh nga Trump në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë këtyre katër viteve në administrimin e dialogut qeveria amerikane ka koordinuar veprimet me BE-në dhe ka lehtësuar raportin duke marrë anë kah Kosova dhe me Kosovën. Por tani do të zbardhet krejt ky pozicion dhe rol amerikan në formatin e dialogut, fillimisht duhet me pritë kush do të jetë sekretar i shtetit, kush do të jetë zv.kryetar, sekretar i shtetit e kush do të jetë i ngarkuar për Evropë”, ka thënë ai.

Edhe ish-diplomati kosovar, Albert Prenkaj vlerëson se Qeveria Kurti nuk ka treguar përkushtim dhe zell për implementimin e kësaj marrëveshje.

“Besoj që një Qeveri e re e cila do të dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2025 dhe me përkushtimin e administratës Trump 2 do të jenë në fokus të implementimit. Kjo marrëveshje dhe të gjitha ato të cilat janë paraparë në këtë kuadër janë futur edhe në kuadër të procesit të Berlinit”,ka pohuar ai.

Tëvë1 ka kërkuar një qëndrim për këtë edhe nga Qeveria e Kosovës, mirëpo gjatë ditës nga Zyra e Kryeministrit nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Masakra e Izbicës, Kurti: Nuk do të ndalemi në kërkimin e drejtësisë

Masakra e Izbicës, Kurti: Nuk do të ndalemi në kërkimin e drejtësisë

Islami: Përveç shantazhuese, Lista Serbe edhe agresive – po sulmon politikanët serbë të Kosovës

Islami: Vuçiq sillet si agjent propagande kundër Kurtit

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK: Ekspozita cenon dinjitetin e viktimave dhe deformon të vërtetën, mbështetja e Kuvendit skandaloze

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, s’ka të lënduar

Masakra e Izbicës, Kurti: Nuk do të ndalemi në kërkimin e drejtësisë

Masakra e Izbicës, Kurti: Nuk do të ndalemi në kërkimin e drejtësisë

Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

Islami: Përveç shantazhuese, Lista Serbe edhe agresive – po sulmon politikanët serbë të Kosovës

Islami: Vuçiq sillet si agjent propagande kundër Kurtit

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK: Ekspozita cenon dinjitetin e viktimave dhe deformon të vërtetën, mbështetja e Kuvendit skandaloze

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, s’ka të lënduar

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu shpreh keqardhje për situatën me ekspozitën: Do të forcojmë mekanizmat e vlerësimit

PDK mban konferencë për media

PDK e quan skandaloze ekspozitën, kërkon hetim dhe përgjegjësi institucionale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën