TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Nga janari deri në shtator 70 persona humbën jetën në aksidente trafiku

nga Doresa Geci
8 Nëntor, 2024
0
A A
Tri vetura përfshihen në një aksident  në udhëkryqin Lluzhan-Podujevë

Aksidentet me fatalitet nuk kanë të ndalur. Mbrëmë një i ri u vetëaksidentua në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ku nuk u mbijetoi plagëve të marra. Ndërsa një tetëvjeçar i aksidentuar javë më parë në Vushtrri vdiq gjatë mëngjesit të sot. Sipas Policisë nga janari i këtij viti në aksidente trafiku humbën jetën 70 persona. Ekspertët tregojnë arsyet që po dërgojnë deri tek këto raste me fatalitet

Pjesët e automjetit kanë përfunduar në varrezat e fshatit Pestovë.

Mbrëmjen e së mërkurës, një  21 vjeçar u përplasë në këtë rreth i cili gjendet në Magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

E sipas, Faton Isufit i cili është banor në fshatin Pestovë, rrethi ishte në përfundim e sipër.

“Këtu shenjat e trafikut janë, nga fshati Stanofc. Kjo kompani që është duke kryer punimet është duke bërë shtresën e fundit dhe dje kanë pastruar për me ardh edhe një shtresë”, shprehet ai.
Madje ky rreth i nisur sipas banorëve është i rëndësishëm për fshatin Pestovë.

“Ky rreth ka qenë shumë i nevojshëm së pari për fshatin Pestovë, pastaj janë edhe 30 fshatra të tjera edhe lidh Drenicë, sidomos për neve ka qenë shumë i nevojshëm. Fshati jonë merret me bujqësi i kemi së paku 20 traktora jemi prodhues të patates”, thotë Ejup Muzaqi, banor i fshatit Pestovë.

Por sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj, qarkullimet rrethor nuk preferohen në rrugë nacionale.

“Qarkullimi rrethor në rrugë nacionale nuk preferohet, preferohet dis niveli edhe aty pastaj eliminohen të gjitha pikat e konfliktit por nëse ka një numër jo të madh të autmojetëve preferohet qarkullimi rrethor në një afat kohor për mu ndërtu. Por nëse aksidenti ka ndodhur duhet të analizohen të gjithë faktorët a ka të bëjë me faktorin rrugë, ose elementet e lajmërimi të punimeve rrugë”, thotë Dedaj.

Në lidhje me këtë rreth të nisur, ka reaguar edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Sqarim në lidhje me aksidentin në Pestovë të Vushtrrisë. Së pari ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve me rastin e humbjes së jetës së familjarit të tyre. Në projektin e rrugës Milloshevë – Mitrovicë përveç kontraktorit e kemi të angazhuar edhe një kompani konsulente e cila bënë mbikëqyrjen e punimeve dhe kujdesen për mbarëvajtjen e punimeve dhe për sigurinë në punishte. Menjëherë pas rastit kemi kërkuar një raport nga punëkryesi dhe kompania mbikëqyrëse. Në bazë të këtij raporti konstatohet se në rrugë ekziston sinjalistika e nevojshme dhe aksidenti ka ndodhur në pjesë e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni”, ka thënë ai.

Ky nuk është rasti i vetëm që përfundoi me fatalitet.

Të enjten madje ndërroi jetë edhe 8 vjeçari, i cili ishte aksidentuar ditë më parë në fshatin Sfaraqak të Vushtrrisë.

Kurse një automjet gjatë ditë përfundoi në një pompë të benzinës, ku shoferja e automjet u vetë lëndua.

Në bazë të të dhënave të Policisë së Kosovës nga janari e deri në shator u shkaktuan 65 aksidente fatale me 70 presona të vdekur.

Sipas analizave të aksidenteve në trafik dhe shkaktarëve të tyre, Policia ka bërë të ditur se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti është konstatuar se rreth 24 % të aksidenteve fatale të shkaktuara në rrugët tona janë vetëaksidente.

Tags: 70 personaAksidentet me fatalitetvdekje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

“InfoNata” 15.05.2025

“InfoNata” 15.05.2025

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X