TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga Emergjenca thonë se nata e Vitit të Ri ishte alarmuese

by Tëvë1
3 javë ago
4
A A
Nga Emergjenca thonë se nata e Vitit të Ri ishte alarmuese

Në natën e ndërrimit të moteve në Klinikën Emergjente pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar trajtim 55 qytetarë për shkak të lëndimeve që kanë marr nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Dy prej këtyre pacientëve u lënduan nga plumbat qorr.

Nga kjo Klinik për KosovaPress thonë se gjendja e mbrëmshme në Emergjencë ka qenë alarmante dhe se të gjitha lëndimet kanë qenë serioze, madje dy pacientë i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike.

Specialisti i Mjekësisë Emergjente në Klinikën e Emergjencës në QKUK, Ejup Govori deklaroi se tashmë shumica e pacientëve janë liruar pas trajtimit mjekësor, por tregoi se dy pacientë për shkak të lëndimeve që kanë marr në regjionin e barkut është dashur të operohen.

Govori tha se pacientët që u operuan i takojnë moshën rreth 40 vjeç.

“Një pjesë e madhe janë liruar pas trajtimit nga kirurgët plastik dhe ortopedët, disa janë pranuar nëpër reparte kryesisht në ortopedi dhe dy prej tyre janë hyrë në sallë të operimit për shkak të lëndimeve në pjesën e abdomenit (barkut)…..Kanë qenë më moshë të shtyrë faktikisht moshë mesatare 40 vjeç…këto dy rastet që kanë hyrë në operacion se kanë pas lëndime serioze në bark që ka prekur zorrët”, tha ai.

31 dhjetorin dhe fillimin e 1 janarit 2025 teksa e konsideron si situatë sfiduese p[r Klinik[n Emergjente, Govori tha se si pasojë e lëndimeve nga përdorimi i mjeteve piroteknike lëndimet kanë qenë serioze.

Specialisti i emergjencës në QKUK deklaroi se krahasuar me vitin e kaluar në festën e ndërrimit të moteve mbrëmë është rritur shumë numri i pacientëve që kërkuan trajtim.

“Moshat kanë qenë të ndryshme prej fëmijëve, prej 10,12, 14 vjeçar moshën më të rritur20-25 e deri në moshë me thanë mestarë 40-të… Pjesa dërrmuese jo e konsiderueshme, pjesa dërrmuese kanë qenë me fatalitet domethënë me lëndime serioze të gjymtyrëve kryesisht të shuplakave të duarve me amputime të gishtërinjve , me lëndime serioze të këtyre regjioneve.. Gjatë kësaj nate ka qenë numër jashtëzakonisht i madh për ndryshim nga viti e kaluara… Numri ka qenë jashtëzakonisht i madh më kujtohet nga 2005-2004 atëherë ka pas shumë raste andaj ka qenë edhe ky vit. Herën e kaluar diku kanë qenë 8-10 raste më së shumit 15 raste ama këtë vit ka qenë gjendje alarmante”, deklaroi Govori.

Specialisti i Mjekësisë Emergjente, Ejup Govori bëri thirrje që të ndalohet përdorimi dhe importimi i mjeteve piroteknike.

“Jashtëzakonisht një gjendje për keqardhje, se si është e mundur ky popull festën me kthye ne tragjedi… Çdo herë po përsëritet e njëjta gjë herë me raste më pak, e herë me raste më shumë që të apeloni që këto mjete piroteknike të ndalohen” ,deklaroi specialisti i mjekësisë emergjente.

Mbrëmë deri rreth orës 02:00 pas mesnatës si pasojë e lëndimeve nga mjetet piroteknike u raportuar të lënduar 35 persona.

 

 

Tags: EmergjencaTe lenduarTeve1viti i ri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti mirëpret Rezolutën e Parlamentit Evropian

Kurti në Davos: Kosova po shënon rritje të vazhdueshme ekonomike

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike, shkak punimet në rrjet

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike, shkak punimet në rrjet

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

Sot në Bruksel mbahet takimi i parë për rifillimin e dialogut Kosovë–Serbi

Sot në Bruksel mbahet takimi i parë për rifillimin e dialogut Kosovë–Serbi

Kurti mirëpret Rezolutën e Parlamentit Evropian

Kurti në Davos: Kosova po shënon rritje të vazhdueshme ekonomike

Rama e çon në Kuvend projektligjin për Bordin e Paqes, kërkon miratim me procedurë urgjente

Rama e çon në Kuvend projektligjin për Bordin e Paqes, kërkon miratim me procedurë urgjente

Përvjetori i lindjes së Elena Gjikës

Përvjetori i lindjes së Elena Gjikës

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike, shkak punimet në rrjet

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike, shkak punimet në rrjet

​Trepça përmbys Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

​Trepça përmbys Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

Sot në Bruksel mbahet takimi i parë për rifillimin e dialogut Kosovë–Serbi

Sot në Bruksel mbahet takimi i parë për rifillimin e dialogut Kosovë–Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën