TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Duke nisur nga nesër në kryeqytet do të ndërpritet Transporti Publik. Për këtë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ministrinë e financave, pasi sipas tij ua kanë bllokuar të hyrat vetanake, duke ua pamundësuar kështu kryerjen e pagesave për shërbime. Akuzave iu është kundërpërgjigjur ministri në detyrë, Hekuran Murati.

by tëvë1
57 minuta ago
0 0
A A

Autore: Adea Mustafa

Shërbimet jetike të kryeqytetit të cilat përdoren për ushqim në shkolla, transport publik, shëndetësi dhe ndihmë sociale, janë në prag të ndërprerjes nga nesër.

Kështu njoftoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në koferencën e mbajtur para mediave pasditen e sotme.

E gjithë kjo sipas Ramës, po ndodh si pasoj e një bllokade që po ua bën ministria e Financave.

“35 milionë euro, prej të cilave 25 milionë euro janë të hyra vetanake dhe 10 milonë të grandit Qeveritar që janë të bllokuara nga Ministria e Financave, në kundështim me ligjin dhe me Kushtetuten. E për këtë arsyje ju kamë lajmruar më parë që ne kemi dorzu kallxim penal ndaj Ministrit në detyrë, Hekuran Murati dhe ndaj zyrtarëve përgjegjës të Ministrisë së Financave për shkelje të qarta të ligjit”, tha Rama të dielën.

Në këtë koferencë i pari i Prishtinës, gjithashtu njoftoi se nga e hëna transporti publik në kryeqytet do të ndalet.

“Sapo kam përfunduar një takim me përfaqësues të transportit urban dhe shoqata së transportuesve të sektorit privat, të cilët më njoftuan, për fat të keq, nga nesër transporti publik në kryeqytet do të ndalet. Paralajmërime të njëjta kemi marrë edhe nga ndërmarrje të tjera të cilat prej muajsh nuk kanë marrë pagesa, duke cenua shërbimet esenciale të qytetarëve”, tha kryetari i kryeqytetit.

Këësaj akuze i është përgjigjur ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se të premten Thesari ka alokuar buxhetin për muajin dhjetor për komunën e Prishtinës.

“Të premten pasdite, Thesari e ka alokuar buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës, para kohe, me idenë që të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, siç ishte energjia elektrike. Mirëpo në fund të ditës, nga Thesari më njoftuan që përkundër alokimit, stafi i Komunës së Prishtinës kishin përfunduar orarin dhe nuk e kishin kryer asnjë pagesë, me arsyetimin se “i kryejmë të hënën”. Fillimisht u habita, sepse kjo sjellje e tyre nuk përkonte me urgjencën që kishin paraqitur, kur kishin kërkuar alokim të parakohshëm”, ishte reagimi i Muratit.

Murati gjithashtu ka akuzuar kryetarin Rama dhe nënkryetarët e Prishtinës, se gjithë situatën e krijuar po e përdorin për propagandë anti-qeveritare.

Nga ana tjetër, përmes një njoftimi, ndërmarrja “Trafiku Urban” kanë theksuar se janë të detyruar që ta ndërpresin qarkullimin e të gjitha linjave.

“Si pasojë e këtyre vështirësive dhe mungesës së karburanteve, përkundër vullnetit tonë, jemi të detyruar të ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave të Trafikut Urban, duke filluar nga e hëna, 24.11.2025. Shprehim keqardhjen tonë të sinqertë për pasojat që kjo ndërprerje do t’ju shkaktojë. Qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet e saj financiare ndaj ndërmarrjes”, thuhet në njoftimin e trafiku urban

Për shkak të vonesave në paga dhe pagesa të tjera, javëve të fundit janë realizuar disa protesta dhe greva në disa prej shërbimeve publike në kryeqytet.

Një nga ta ishin punëtorët e sigurimit fizik, si dhe mirëmbajtësit në disa shkolla të Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohen rreth 300kg eksplosiv në Vërmicë

Ndalohen rreth 300kg eksplosiv në Vërmicë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

Zbulohen 157 punëtorë të padeklaruar gjatë aksionit të ATK-së

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Ndalohen rreth 300kg eksplosiv në Vërmicë

Ndalohen rreth 300kg eksplosiv në Vërmicë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

Zbulohen 157 punëtorë të padeklaruar gjatë aksionit të ATK-së

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Auto Draft

Kulla e Isa Boletinit në veri, kuq e zi për 28 nëntor

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Auto Draft

Kërkohet shtim i numrit të prokurorëve për efikasitet të drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën