TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga 6 deri më 8 janar, 500 pacientë brenda ditës të prekur me grip sezonal

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Nga 6 deri më 8 janar, 500 pacientë brenda ditës të prekur me grip sezonal

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, njoftoi se në fillim të këtij viti, nga data 6 deri më 8 janar, në tri qendra të mjekësisë familjare, kanë qenë rreth 500 pacientë brenda ditës të prekur me grip sezonal.

Po ashtu, Sadiku tha se pas periudhës së festave, është rritur dukshëm numri i pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Temperaturat e ftohta e bëjnë më të mundshëm përhapjen e gripit. Mbas periudhës së festave, ku njerëzit kanë qëndruar shumë bashkë, kemi pasur rritje të numrit të rasteve me gripin. Pra, kemi pasur një numër të madh të pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Nga data 6 deri më 8 janar, vetëm në tri qendrat e mjekësisë familjare, kanë qenë diku rreth 500 pacientë brenda ditës, që është një fluks më i madh se zakonisht”, deklaroi Sadiku në emisionin “Ditari”.

I pyetur se a kanë menduar që së paku këtë sezon të kenë numër më të shtuar të stafit, Sadiku tregoi se aktualisht është një numër i vogël i punëtorëve shëndetësorë. Me ç’rast bëri të ditur se ka raste kur një mjek i ka pasur 100 pacientë brenda 12 orëve.

Tutje, Sadiku tha se përkundër stafit të pakët shëndetësorë, e numrit të rritur të banorëve të kryeqytetit, përsëri kanë arritur ta menaxhojnë këtë situatë.

“Ne për fat të keq s’mund të punësojmë staf të ri. Krejt stafi që e punësojmë është numri i atyre që dalin në pension, Por, duhet ditur, që pas luftës e deri më sot, Prishtina e ka numrin e njëjtë të punëtorëve shëndetësorë. S’është rritur numri i punëtorëve shëndetësor, përkundër që kemi rritje shumë të madhe të banorëve të kryeqytetit. Por, përsëri kemi arritur që ta menaxhojmë këtë situatë”, potencoi drejtori i shëndetësisë.

Përmes një lidhjeje direkte në Tëvë1, Sadiku shprehu rastin t’u bëj apel qytetarëve të mos e vizitojnë me çdo kusht mjekun, pasi siç tha ai, gripi sezonal në shumicën e rasteve mund të trajtohet në kushte shtëpie.

“U bëj apel qytetarëve që të mos e vizitojnë me çdo kusht mjekun, për shkak se gripi sezonal është sëmundje virale, e cila s’ka nevojë të mjekohet me antibiotikë. Në shumicën e rasteve, trajtimi duhet të bëhet me marrjen e më shumë lëngjeve, barnave për temperaturë, e marrjen e vitaminave. Vetëm në rastet kur kemi komplikime dhe të moshuarit s’janë vaksinuar, pas ditës së 3 ose 4, vazhdojnë t’i kenë simptomat e gripit, atëherë mund të lajmërohen te mjeku”, përfundoi Sadiku.

Gripi sezonal ka prekur qindra persona në Kosovë. Vetëm në tetor, nga ky grip dyshohet se ishin mbi 2 mijë qytetar të prekur. Derisa interesimi për ta marrë vaksinën kundër gripi sezonal mbetet i lartë, mbi 10 mijë qytetarë në Prishtinë e morën këtë vaksinë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë në Gjilan

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Familjarët e konfirmojnë lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit: Vdiq në Itali

Familjarët e konfirmojnë lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit: Vdiq në Itali

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë në Gjilan

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Arrestohen tri të mitura në Gllogoc, u rrahën mes vete

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën