TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar

by TËVË 1
10 muaj ago
2
A A
​Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut ka pranuar 16 kandidatë nga grupi i dytë që kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve, të cilët do t’i trajnojë për oficerë që do të shërbejnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e Maqedonisë.

Nga dokumenti që kemi siguruar, respektivisht vendimi për pranim të 16 kandidatëve, nuk figuron asnjë shqiptar. Megjithatë, nga Ministria e Mbrojtjes nuk e pranojnë se nuk e kanë respektuar përfaqësimin e drejtë. Thonë se kandidatët janë vlerësuar sipas dijes dhe sipas kushteve dhe parametrave që janë kërkuar.

“Nga kandidatët e pranuar si oficerë të ardhshëm, ka dy kandidatë nga përkatësia etnike shqiptare dhe një nga përkatësia vllahe. Duam të theksojmë se për shërbime të caktuara nuk kishte fare kandidatë të paraqitur ndërsa që në muajin gusht patëm njoftuar se për këto shërbime do të publikohet përsëri konkurs për çka opinioni do të njoftohet në kohë. Përsërisim se në Ministri dhe në Armatë ka vend për më të mirët nga më të mirët dhe se gjatë pranimit, në tërësi dhe pa asnjë përjashtim respektohen të gjitha principet”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Kandidatët janë vlerësuar për shkollimin e përfunduar, njohuri të gjuhës angleze, për përgatitjet e tyre fizike dhe në intervistë. Nga lista e përgjithshme ku janë pranuar gjithsej 45 persona, vetëm një është shqiptar – Jasir Ibraimi, i pranuar në shërbimet intendente.

Rang lista përfundimtare nuk figuron në përputhje me ligjin për akademi ushtarake i cili urdhëron respektimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat gjatë konkurseve. Neni 21 i ligjit për akademi ushtarake thotë:

“Gjatë pranimit të kandidatëve në konkurs publik nga paragrafi 1 i këtij neni do të mbahet llogari për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të përkatësive të bashkësive”.

Ministria e Mbrojtjes tanimë gjashtë muaj është pa zëvendës ministër, kjo pasi Elfete Ismaili u shkarkua nga detyra pasi Arben Taravari prishi koalicionin me VLEN-in. Në ndryshimet e fundit të kuadrove të VLEN-it në Qeveri, nuk prekën këtë pozicion.

Tags: armataMaqedoni e VeriutTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Korça kritikon dhunën në protestë: Nuk janë pamje të mira dhe nuk i ndihmojnë ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë

Korça kritikon dhunën në protestë: Nuk janë pamje të mira dhe nuk i ndihmojnë ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë

Dodik shpall fitoren në Republikën Sërpska, partitë nacionaliste forcojnë pozitat në Bosnje

Dodik shpall fitoren në Republikën Sërpska, partitë nacionaliste forcojnë pozitat në Bosnje

Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit

Nagavci reagon pas incidentit me deputetin Rexhepi: Protesta nuk nënkupton të drejtën për përdorimin e forcës

Afër 200 studentë të plagosur gjatë protestave në Francë

Afër 200 studentë të plagosur gjatë protestave në Francë

S’ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së

Apeli vërteton dënimin me 6 vjet burgim ndaj Jelena Gjukanoviq për akuzën se spiunoi te BIA serbe

Apeli vërteton dënimin me 6 vjet burgim ndaj Jelena Gjukanoviq për akuzën se spiunoi te BIA serbe

Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit

Nagavci reagon pas incidentit me deputetin Rexhepi: Protesta nuk nënkupton të drejtën për përdorimin e forcës

KDI: Protesta duhet të vazhdojë pa dhunë dhe pa pengim fizik të deputetëve

KDI: Protesta duhet të vazhdojë pa dhunë dhe pa pengim fizik të deputetëve

Afër 200 studentë të plagosur gjatë protestave në Francë

Afër 200 studentë të plagosur gjatë protestave në Francë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën