TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga 1 janari 2024 Belgjika kryeson Këshillin e BE-së, Bislimi pret ambasadorin e saj në Kosovë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Nga 1 janari 2024 Belgjika kryeson Këshillin e BE-së, Bislimi pret ambasadorin e saj në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelier, raporton teve1.info

Sipas një komunikate për medie, në takim u nënvizuan marrëdhëniet e fuqishme dypalëshe dhe mbështetja e vazhdueshme e Belgjikës për Republikën e Kosovës.

“Biseda mes palëve, preku fusha kyçe me interes të përbashkët, duke theksuar përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen veçanërisht për vendimin e Belgjikës për të ngritur përfaqësinë diplomatike në Kosovë në nivel ambasade, si dhe emërimin e ambasadorit të parë rezident, z. Gregoire Cuvelier”, thuhet në komunikatë.

Në vijim, u theksua fakti që nga 1 janari deri më 30 qershor 2024, Belgjika do të ketë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri veçoi këtë si mundësi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në lidhje me integrimin evropian të Kosovës.

“Ai shtoi se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është me rëndësi gjeostrategjike. Tashmë ka kaluar pothuajse një vit që nga aplikimi i vendit tonë për anëtarësim në BE, e ku Kosova kërkon progres në këtë drejtim dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

Në këtë prizëm, progresi i Kosovës duhet të vlerësohet në bazë të maturisë së institucioneve tona dhe përmes një procesi të bazuar në merita, ku në vazhdimësi kemi dëshmuar se vendi ynë përket në familjen evropiane dhe duhet të avancojë tutje në rrugëtimin drejt BE-së. Në takim, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi dhe përkushtimin e objektivin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Më tej, ai e informoi ambasadorin belg dhe mbi zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën