TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nexhmi Rexhepi: Kushtetuesja po e forcon demokracinë dhe shtetin e së drejtës

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Nexhmi Rexhepi: Kushtetuesja po e forcon demokracinë dhe shtetin e së drejtës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka zgjidhur çështje dhe vendosur standarde të rëndësishme në forcimin e demokracisë e shtetit të së drejtës, ligjit e mbrojtjes së të drejtave të njeriut duke afirmuar vlerat e parimet kushtetuese pas gati 16 vjet të funksionimit të saj.

Kështu u tha sonte në ceremoninë solemne të pranim-dorëzimit të detyrës nga kryetarja e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka-Nimani te kryetari i zgjedhur Nexhmi Rexhepi.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, të sistemit gjyqësor e prokurorial, përfaqësues të misioneve diplomatike në vend, organizatave vendore dhe të huaja, të akademisë dhe shoqërisë civile.

Gresa Caka- Nimani derisa ka uruar kryetarin e përzgjedhur për pozitën, ka thënë se i njëjti do të merr barrën e drejtimit të këtij institucioni në ballafaqimet me sfidat dhe shënimin e arritjeve të reja.

“Sot i dorëzohet detyra një gjenerate të re, kryetarit të ri të Gjykatës që do të merr barrën e drejtimit të këtij institucioni në ballafaqimet me sfidat dhe shënimin e arritjeve të reja. Ky tranzicion që kalon nëpër të kaluarën, të tashmen dhe orientohet nga e ardhmja nuk duhet assesi të nënkuptohet në lidhje me individin, por me fazat zhvillimore dhe ciklin jetësor të institucionit… Gjykata ka ndërtuar një kulturë organizative dhe traditë vendimmarrëse që nuk ndërlidhet me plotësimin e pritjeve momentale të asnjë pale e as opinionit publik, por me zhvillimin e drejtësisë kushtetuese, me zhvillimin e shtetit të së drejtës. Me idenë parësore që të qëndruarit besnik Kushtetutës dhe avancimit të reputacionit të Gjykatës të shtrirë në kohë, përfshirë në forume ndërkombëtare të drejtësisë kushtetuese duke i shërbyer kështu paraqitjes me dinjitet dhe përforcimit të identitetit e reputacionit të Republikës së Kosovës. Me besimin e plotë dhe pasionin e pashtershëm për të mbrojtur dhe lartësuar një Kushtetutë që simbolizon shtetin sovran”, ka thënë Cakaj.

Ndërsa është shprehur mirënjohëse që ka pasur mundësinë të adresojë sfidat e kësaj gjykatë për vite, Caka-Nimani ka thënë se mbrojtja e Kushtetutës është akti më i lartë i patriotizmit të çdo qytetari të Republikës sonë.

“Fakti që janë bërë 16 vjet nga miratimi i kësaj Kushtetute e që të gjithë ne shpesh rrëmbehemi nga dinamikat ditore nuk e pakëson simbolin që ngërthen Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ajo nuk është thjesht një akt formal normativ, një dokument, por është një akt që brohoritjet e lumenjve me njerëz nëpër rrugët e Kosovës përgjatë viteve 80′ dhe 90′ për liri, pavarësi, demokraci, i ka shndërruar në realitet. Është kjo Kushtetutë që simbolizon lirinë, pavarësinë dhe demokracinë tonë, është kjo Kushtetutë, shkronjat e së cilës shpërblejnë sakrificën e së kaluarës me aspiratat dhe shpresat e të ardhmes… Mbrojtja e kësaj kushtetute nuk është thjesht detyrë, mbrojtja e kësaj Kushtetute është akti më i lartë i patriotizmit të çdo qytetari të Republikës, shërbyesi publik, funksionari të lartë publik, e posaçërisht i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, tha Caka-Nimani.

Ndërsa, kryetari i zgjedhur Nexhmi Rexhepi u zotua se do t’i qëndrojë besnik kësaj detyre duke mbrojtur dhe ruajtur supremacinë e Kushtetutës.

“Ashtu sikurse ka evoluar Republika duke fituar fuqi vit pas viti, po ashtu kjo gjykatë është maturuar dhe forcuar në autoritet dhe prestigj. Vërtet, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nuk hyhet duke kaluar mes figurave gjigante prej mermeri, dhe as nuk ka një para-kulm që mbahet nga shtylla masive të veshura me mermer, por jam i lumtur që mund të them se pas gati 16 vjet të funksionimit të saj, Gjykata Kushtetuese ka zgjidhur çështje dhe ka vendosur standarde të rëndësishme në forcimin e demokracisë e shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit e mbrojtjes së të drejtave të njeriut duke afirmuar vlerat e parimet kushtetuese…Besimi i publikut në rendin juridik dhe në sistemin e drejtësisë është shenjë dalluese e çdo qytetërimi të zhvilluar. Ne jemi shumë të lumtur për besimin publik që Gjykata Kushtetuese gëzon. Për ne nevoja për të pasur besim publik assesi nuk nënkuptoj nevojën për popullaritet. Ne besojmë në atë që është thënë se mungesa e besimit në gjyqësi është fillimi i fundit të një shoqërie. Roli dhe detyra e Gjykatës Kushtetuese është të mbrojë dhe të ruajë supremacinë e Kushtetutës”, tha ai.

Kujtojmë, gjyqtarja Caka-Nimani mori detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese në qershor 2021. Në seancën administrative më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Kushtetueses kanë zgjedhur gjyqtarin Nexhmi Rexhepi, kryetar të ri të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa gjyqtari Safet Hoxha është zgjedhur zëvendëskryetar.

Mandati i kryetarit të ri Nexhmi Rexhepi do të fillojë më 31 dhjetor 2024, pasi që Gresa Caka-Nimani të përfundojë mandatin e paraparë.

Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën