TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Netanyahu: S’mund të ketë armëpushim të përhershëm, pa u shfarosur Hamasi

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Netanyahu: S’mund të ketë armëpushim të përhershëm, pa u shfarosur Hamasi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të shtunën se nuk do të ketë armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës, pa u shkatërruar kapacitetet qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ai e tha këtë përmes një komunikate online, një ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tregoi se Izraeli kishte propozuar një marrëveshje trefazore për armëpushim në Gazë, në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite nga Hamasi.

“Kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës nuk kanë ndryshuar: shkatërrimi i kapaciteteve qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit, lirimi i të gjitha pengjeve dhe garancia se Gaza nuk përbën kurrë më kërcënim për Izraelin”, tha Netanyahu.

Ai shtoi se Izraeli do të vazhdojë të ngulë këmbë “që këto kushte të plotësohet, para se të zbatohet armëpushimi i përhershëm”.

“Nuk ka asnjë shans që Izraeli të pajtohet për armëpushim të përhershëm, pa u plotësuar këto kushte”, shtoi ai.

Ndërkohë, Hamasi tha se është i gatshëm të angazhohet “pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive” për çfarëdo propozimi që parasheh armëpushim të përhershëm, tërheqjen e forcave izraelite, rindërtimin e Gazës, kthimin e të zhvendosurve, dhe një shkëmbim “të mirëfilltë” të të burgosurve, “nëse Izraeli njofton qartazi se është i përkushtuar për marrëveshje të tillë”, shkruan REL. Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Izraeli thotë se më shumë se 100 pengje po mbahen ende në Gazë, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve.

Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Tags: Benjamin NetanyahuHamasijoe biden
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Të paktën 100 persona u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Mbi 5 miliardë dollarë janë zotuar për Gazën nga vendet anëtare të Bordit të Paqes

Izraeli miraton pavarësinë për 13 vendbanime në Bregun Perëndimor të pushtuar

Palestina dënon vendimin e Izraelit për të regjistruar tokën në Bregun Perëndimor si “pronë shtetërore”

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025

Dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën