TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Netanyahu shpërndan kabinetin e luftës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Netanyahu shpërndan kabinetin e luftës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shpërndarë kabinetin e tij të luftës me gjashtë anëtarë, ka thënë një zyrtar izraelit të hënën.

Një vendim i tillë është pritur, pasi largimit të gjeneralit Benny Gantz prej kabinetit.

Netanyahut tani do t’i duhet të konsultohet për luftën në Gazë me një grup të vogël ministrash, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe ministrin për Çështje Strategjike, Ron Dermer, që ka qenë në kabinetin e luftës.

Kryeministri Netanyahu është përballur me kërkesa të shumta të partnerëve nacionalistë-fetarë të koalicionit të tij, përfshirë prej ministrit të Financave, Bezalel Smotric dhe ministrit për Siguri Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, që të përfshihen në kabinetin e luftës, por një hap i tillë është konsideruar si shtysë për rritje të tensioneve me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Kabineti i luftës është formuar pasi Gantz i ishte bashkuar Nentahyahut në Qeverinë e unitetit kombëtar, pas nisjes së luftës në Gazë, në tetor të vitit të kaluar.

Në të kanë marrë pjesë edhe partnerë të Gantzit, Gadi Eisenkot dhe Aryeh Deri.

Gantz dhe Eisenkot janë larguar prej Qeverisë javën e kaluar, me arsyetimin se Netanyahu ka dështuar që të formojë një strategji për luftën në Gazë.

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist prej SHBA-së dhe Bashkimit Evropian – ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë, shkruan REL. Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit.

Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Tags: Benjamin NetanyahuBenny GantzIzraeli
ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani redukton sulmet ndaj Gjirit, rrit efektivitetin e sulmeve ndaj Izraelit

Irani redukton sulmet ndaj Gjirit, rrit efektivitetin e sulmeve ndaj Izraelit

Izraeli paralajmëron shkatërrim në Libanin jugor sipas “modelit të Gazës”

Izraeli paralajmëron shkatërrim në Libanin jugor sipas “modelit të Gazës”

Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Ne nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Ne nuk marrim pushtet me dhunë

Sulmet izraelite në Liban: 10 të vrarë në 24 orë, shkatërrohet ura kyçe mbi lumin Litani

Sulmet izraelite në Liban: 10 të vrarë në 24 orë, shkatërrohet ura kyçe mbi lumin Litani

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë realizohen me sukses dy programe rehabilituese

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë realizohen me sukses dy programe rehabilituese

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Mbrojtja e Thaçit kërkon që të urdhërohet Prokuroria të mos nxjerrë prova të reja, përjashtimisht në rrethana të jashtëzakonshme

Irani redukton sulmet ndaj Gjirit, rrit efektivitetin e sulmeve ndaj Izraelit

Irani redukton sulmet ndaj Gjirit, rrit efektivitetin e sulmeve ndaj Izraelit

Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Ndërhyrja hapi rrugën drejt lirisë dhe paqes

Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Ndërhyrja hapi rrugën drejt lirisë dhe paqes

Në pritje të vendimit të madh – vendos së shpejti Kushtetuesja / Bie çmimi NAFTËS | MESDITË

Në pritje të vendimit të madh – vendos së shpejti Kushtetuesja / Bie çmimi NAFTËS | MESDITË

Norvegjezi Eskas, gjyqtar kryesor i ndeshjes Sllovaki – Kosovë

Norvegjezi Eskas, gjyqtar kryesor i ndeshjes Sllovaki – Kosovë

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO: Liria e Kosovës dhe paqja në rajon erdhën falë aleancës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën