TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Netanyahu mbron planin për pushtimin e Gazës: Rruga më e shpejtë drejt fundit të luftës

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Netanyahu mbron planin për pushtimin e Gazës: Rruga më e shpejtë drejt fundit të luftës

Mes presionit ndërkombëtar në rritje për shkak të situatës katastrofike në Rripin e Gazës, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbajtur të dielën një konferencë për shtyp me mediat vendase dhe të huaja.

Kjo pasoi vendimin e shpallur të premten për një ripushtim të plotë të territorit të Gazës – një vendim që ka nxitur reagime të ashpra nga vendet evropiane dhe ato arabe.

Netanyahu këmbëngul se operacioni ushtarak është mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund luftës, duke shtuar se qëllimi final i Izraelit nuk është pushtimi, por shpërbërja e plotë e Hamasit.

“Qëllimi ynë nuk është të pushtojmë Gazën. Qëllimi ynë është të çlirojmë Gazën, ta çlirojmë atë nga terroristët e Hamasit. Lufta mund të përfundojë nesër nëse Gaza – ose më saktë nëse Hamasi – i lëshon armët dhe i liron të gjithë pengjet e mbetura”, tha ai.

Izraeli tashmë kontrollon rreth tre të katërtat e territorit të shkatërruar të Gazës.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm dhe një korridor të sigurt për ndihmën humanitare, ndërsa vendet evropiane i kanë bërë thirrje Izraelit që të mos ndjekë planet për ripushtim.

Në një reagim të fortë, kancelari gjerman deklaroi se do të ndalojë dërgimin e armëve drejt Izraelit – veçanërisht atyre që mund të përdoren në luftimet në Gaza.

I pyetur gjatë konferëncës në lidhje me këtë vendim të qeverisë gjermane , Netanyahu u përgjigj se Izraeli do e fitojë luftën me apo pa ndihmën e vendeve të tjera:

“Ne nuk do ta harrojmë atë që ndodhi dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur vendin tonë dhe për të mbrojtur popullin tonë, për të mbrojtur të ardhmen tonë dhe do ta fitojmë luftën, me ose pa mbështetjen e të tjerëve.”

Ndërkohë në Gaza, kriza humanitare vazhdon të përkeqësohet nga ora në orë.

Zyra e Medias së Gazës njoftoi se gjatë dy javëve të fundit kanë hyrë mesatarisht vetëm 86 kamionë ndihme në ditë – duke përmbushur vetëm 14 për qind të nevojave të popullsisë.

Izraeli akuzohet për bllokadë të plotë të ndihmave dhe për shkatërrim të sistemit bujqësor – duke shkaktuar uri të përhapur.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar pesë vdekje të reja nga uria – përfshirë dy fëmijë. Shifra tragjike e fëmijëve të vdekur nga uria që prej fillimit të luftës ka arritur në 100./teve1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë mbetet pa rrymë, repartet vitale funksionojnë me gjeneratorë

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë mbetet pa rrymë, repartet vitale funksionojnë me gjeneratorë

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Dridhje toke në Korçë, 12 tërmete brenda 48 orëve në Shqipëri

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Rama në DASh: Koordinimi me ShBA-në, kyç për projektet ekonomike të Prishtinës

Rama në DASh: Koordinimi me ShBA-në, kyç për projektet ekonomike të Prishtinës

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Emirateve: Diskutime për projekte të reja në shëndetësi

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Emirateve: Diskutime për projekte të reja në shëndetësi

AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram

AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës

Bidonë me mjaltë e materiale ndërtimore – Dy raste të kalimit të paautorizuar kufitar ndalohen në veri

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Prizren, e bëri për spital një tjetër

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Goditi me veturë një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet vozitësja

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë mbetet pa rrymë, repartet vitale funksionojnë me gjeneratorë

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë mbetet pa rrymë, repartet vitale funksionojnë me gjeneratorë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën