TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Netanyah në ShBA – Çfarë do të flasë me Trumpin?

Përderisa në Gaza Izraeli po vazhdon sulmet, kryeministri i këtij vendi, Benjamin Netanyahu ndodhet në Uashington, për një takim me Presidentin Donald Trump.

by Jetmira Lushi
2 vjet ago
1 0
A A

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është në Uashington për një takim të dytë me Donald Trump që nga kthimi i presidentit amerikan në detyrë.

Dyshja pritet të diskutojnë luftën 18-mujore në Gaza, kërcënimin bërthamor të Iranit dhe tarifat e SHBA-së.

Kryeministri izraelit, duke njoftuar takimin tha se ishte duke vizituar vendin  me ftesë të Trump për të folur për përpjekjet për lirimin e pengjeve izraelite nga Gaza, si dhe tarifat e reja amerikane.

Takimi do të jetë përpjekja e parë e një udhëheqësi të huaj për të negociuar një marrëveshje pasi administrata Trump njoftoi tarifa gjithëpërfshirëse në shumë vende javën e kaluar, duke përfshirë një tarifë 17% për mallrat izraelite.

“Unë jam lideri i parë ndërkombëtar, lideri i parë i huaj, i cili do të takohet me Presidentin Trump për këtë çështje, e cila është kaq e rëndësishme për ekonominë izraelite”, tha Netanyahu në një deklaratë të dielën.

SHBA –ja është aleati më i ngushtë i Izraelit dhe partneri më i madh tregtar.

Izraeli kishte shpresuar të shmangte tarifat e reja duke anuluar tarifat e mbetura për importet amerikane, një ditë përpara njoftimit të Trump.

Gjatë vizitës së fundit të Netanyahut në shkurt, Trump tronditi botën duke propozuar marrjen nën kontroll të Rripit të Gazës, largimin e më shumë se 2 milionë palestinezëve dhe rizhvillimin e territorit të pushtuar si një “Rivierë e Lindjes së Mesme” , në fakt duke miratuar spastrimin etnik të popullit të Gazës.

Që atëherë, Izraeli ka rifilluar bombardimet në Gaza, duke i dhënë fund gati dy muaj armëpushim me Hamasin që ishte ndërmjetësuar nga SHBA, Egjipti dhe Katari.

Gati 1,400 palestinezë janë vrarë në operacionet e rinisura  izraelite në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë, duke e çuar numrin total të të vdekurve që nga fillimi i luftës në më shumë se 50,000.

Izraeli gjithashtu ka ndaluar të gjitha furnizimet me ushqim, karburant dhe ndihma humanitare në Gaza.

Vizita e Netanyahut në SHBA vjen pasi ai përballet me presion në shtëpi për t’u kthyer në negociatat e armëpushimit dhe për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi nuk miraton rezolutën për mungesën e barnave për pacientët me kancer, mbetet pa votim edhe ajo për energjinë elektrike

Kuvendi nuk miraton rezolutën për mungesën e barnave për pacientët me kancer, mbetet pa votim edhe ajo për energjinë elektrike

1100 euro gjobë për kompaninë dhe shoferin e kamionit, ndoti rrugën në Prizren

1100 euro gjobë për kompaninë dhe shoferin e kamionit, ndoti rrugën në Prizren

Kuvendi i Kosovës nis seancën me shirita portokalli në ulëset e deputetëve

Kuvendi i Kosovës nis seancën me shirita portokalli në ulëset e deputetëve

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Vetura përplaset me kamionin që bart beton në autostradën “Arbën Xhaferi”, katër të lënduar

Kuvendi nuk miraton rezolutën për mungesën e barnave për pacientët me kancer, mbetet pa votim edhe ajo për energjinë elektrike

Kuvendi nuk miraton rezolutën për mungesën e barnave për pacientët me kancer, mbetet pa votim edhe ajo për energjinë elektrike

“E dashura ime kjo është për ty”, Vedat Muriqi ia dedikoi gruas së tij çmimin “Lojtari i Ndeshjes”

“E dashura ime kjo është për ty”, Vedat Muriqi ia dedikoi gruas së tij çmimin “Lojtari i Ndeshjes”

1100 euro gjobë për kompaninë dhe shoferin e kamionit, ndoti rrugën në Prizren

1100 euro gjobë për kompaninë dhe shoferin e kamionit, ndoti rrugën në Prizren

Kuvendi i Kosovës nis seancën me shirita portokalli në ulëset e deputetëve

Kuvendi i Kosovës nis seancën me shirita portokalli në ulëset e deputetëve

LeBron James ndihmon Sixers të kalojnë Miamin, Portlandi më i fortë se Wembanyama

LeBron James ndihmon Sixers të kalojnë Miamin, Portlandi më i fortë se Wembanyama

Liga e Parë me risi, Liria – Rilindja 1974 luhet nën reflektorët e dritave

Superderbi i Ligës së Parë: Lideri Liria zbret në fushën e Ferizajt

“Ishte jetike”, Muriqi flet pas golit që i dha fitoren Fenerbahçes

“Ishte jetike”, Muriqi flet pas golit që i dha fitoren Fenerbahçes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën