TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Nesër takimi Bislimi-Petkoviq, optimizëm për arritjen e një dakordimi për dinarin

nga Tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Nesër takimi Bislimi-Petkoviq, optimizëm për arritjen e një dakordimi për dinarin

Një ditë para takimit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka optimizëm nga njohësit e procesit të dialogut se do të arrihet një pajtim për çështjen e dinarit. Sipas tyre, rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila parasheh që vetem valuta euro të përdoret për pagesa, është legjitime, por duhet të gjenden modalitetet për zbatimin konkret të saj në terren, pa u prekur qytetarët serbë të Kosovës. Andaj, potencojnë nevojën për konstruktivitet në takimin e së hënës.

Në anën tjetër, nga Qeveria e Kosovës nuk kanë bërë të ditur nëse kanë dërguar propozimet për dinarin, afati për të cilat ka qenë deri më 22 mars. Mirëpo, kryeministri Albin Kurti, tha të premten se rregullorja e BQK-së, është e panegociueshme dhe se nuk do të pranojnë propozime që bien ndesh me të njëjtën.

Analisti politik, Fidan Ukaj, thotë për KosovaPress, se e vetmja zgjidhje për dinarin është plani i trazicionit i paraqitur nga BQK-ja.

Sipas tij, do të ketë një dakordim që qytetarët serbë në Kosovë, të marrin paratë që i shpërndanë Serbia, përmes bankave të licencuara të Kosovës.

“Pashmangshëm është e vetmja zgjidhje ofrimi i këtyre opsioneve të Kosovës, tani më edhe Serbia është e bindur se institucionet e Kosovës janë shumë të vendosura të ekzekutojë vendimin e marrë. Po do të gjendet një zgjidhje në takimin e ardhshëm dhe gjasat që të kemi një darkodim mes Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Popullore të Serbisë, janë të mëdha që qytetarët serbë në Kosovë të marrin të mirat materiale që i shpërndanë Serbia, t’i marrin përmes bankave të licencuara të Kosovës”, thotë ai.

Konstruktivitet në takimin e nesërm Bislimi-Petkoviq, kërkon politologu, Artan Muhaxhiri.

“Duhet të ketë shumë më tepër diplomaci, shumë me tepër hapësirë për kompromise konstruktive dhe të domosdoshme në mënyrë që të shkohet nga dy palët drejt arritjes së një marrëveshje”, thekson Muhaxhiri.

Në anën tjetër, profesori universitar, njohës i procesit të dialogut, Arben Fetoshi, thotë se rregullorja e BQK-së, është legjitime, por akuzon qeverinë se ka dështuar në komunikim me partnerët strategjik për të njëjtën.

“Dështimi kryesor i Kosovës ndërlidhet me komunikimin joefikas me partnerët strategjik të Kosovës sa i përket lojës perfide të Vuçiq dhe Serbisë… Një komunikim i cili ka determinuar pastaj qasje të ashpër të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë strategjik të Kosovës sa i përket detyrave që ka qeveria”, deklaron ai.

Kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, është takuar gjatë kësaj jave me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq në Bruksel, ku mes tjerash është diskutuar edhe çështja e dinarit. Palët janë dakorduar që deri më 22 mars të dërgojnë propozimet për dinarin te ndërmjetësuesi për dialog, Miroslav Lajçak, ndërsa më 25 mars të diskutojnë për arritjen e një zgjidhje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada Gjermane: Thellësisht të shqetësuar me përpjekjet për të politizuar dislokimin e sotëm të FSK-së

Ambasada Gjermane: Thellësisht të shqetësuar me përpjekjet për të politizuar dislokimin e sotëm të FSK-së

A do ta pranonte VV-ja një aktgjykim të Kushtetueses për votim të hapur?- flet Arjeta Fejza

A do ta pranonte VV-ja një aktgjykim të Kushtetueses për votim të hapur?- flet Arjeta Fejza

Shkuarja e FSK-së në Veri – Sukses apo thjesht detyrë?

Shkuarja e FSK-së në Veri – Sukses apo thjesht detyrë?

Komuna e Fushë-Kosovës nis lirimin e hapësirave publike – banorët e mirëpresin, opozita kundër

Masakra në Gaza vazhdon: 81 të vrarë sot, mbi 60,000 që nga fillimi i luftës

Koloni izraelit vret pjesëmarrësin në filmin fitues të çmimit Oscar në Bregun Perëndimor

Koloni izraelit vret pjesëmarrësin në filmin fitues të çmimit Oscar në Bregun Perëndimor

Shkuarja e FSK-së në Veri – Sukses apo thjesht detyrë?

Shkuarja e FSK-së në Veri – Sukses apo thjesht detyrë?

Komuna e Fushë-Kosovës nis lirimin e hapësirave publike – banorët e mirëpresin, opozita kundër

Komuna e Fushë-Kosovës nis lirimin e hapësirave publike – banorët e mirëpresin, opozita kundër

Ibishi vlerëson operacionin e FSK-së në Ujman, kërkon shmangie të politizimit

Ibishi vlerëson operacionin e FSK-së në Ujman, kërkon shmangie të politizimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X