TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
30 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
30 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Nesër shpallet aktgjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, drejtuesit e OVL-UÇK presin vendim lirues

nga Lindrit Zejnullahu
3 vjet më parë
0
A A
ZPS: Provat kundër Gucatit dhe Haradinajt janë shumë bindëse

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati

Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon me akuza ish-krerët e OVL-UÇK, ka kërkuar që të njëjtit të dënohen me nga 6 vjet burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Dy ish-krerët e OVL-UÇK-së në fillim të procesit gjyqësor janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Ndërsa aty kishte folur edhe Prokurori i Specializuar, Jack Smith i cili kishte thënë se provat do të dëshmojnë se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj vepruan me synim kriminal duke publikuar dokumentet konfidenciale me qëllim të dëmtimit të Dhomave të Specializuara.

Por për bashkëpunëtorët e Gucatit dhe Haradinajt në Prishtinë, ato veprime nuk ishin shkelje por vetëm informim i publikut për disa dosje të cilat kishin arritur në zyrat e organizatës.

Faton Klinaku, i cili po e drejton Organizatën së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thotë se Gucati e Haradinaj do të duhej të shpalleshin të pafajshëm.

“Po të kishte drejtësi, natyrisht që ata do të duhej të shpalleshin të pafajshëm sepse ne konsiderojmë se nuk ka pasur nevojë që të dërgohen në Hagë fare apo të mbahen atje, po bëhen gati 20 muaj, për diçka që si organizatë e veteranëve i kemi paraqitur disa dokumentacione që ju kanë dolën atyre si skandale nga zyrat e tyre, i kemi paraqitur para mediave, dhe kurrfarë shkelje nuk kemi bërë në këtë drejtim sepse edhe ne si qytetarë i kemi të drejtat tona kushtetuese për të shpreh mendimin tonë lirshëm”, thotë Klinaku.

Procedura paraprake në rastin ndaj Gucatit dhe Haradinajt kishte zgjatur një vit ndërsa më 7 tetor të vitit 2021 kishte nisur gjykimi.

Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, gjykatën Speciale e vlerëson joefikase.

“Nesër do ta kemi edhe aktgjykimin e parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës e cila pas gjashtë viteve po arrin të nxjerrë një aktgjykim e kjo mund të përkthehet vetëm në një joefikasitet të kësaj gjykate. Jo efikasitet them për faktin sepse nëse krahasohet me tribunalet e tjera siç ka qenë Tribunali i ish-Jugosllavisë apo tribunalet e Pasluftës së Dytës Botërore, kjo është dukshëm më joefikase. Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi ka arritur që pas një viti të themelimit të saj të ngrit aktakuzat e para kurse pas tetë viteve të përfundojë 32 lëndë duke përfshirë edhe ato që janë kthyer në rigjykim”, thotë Zekaj.

Sipas tij, Gjykata Speciale e ka më të lehtë veprimin e saj meqë është e themeluar prej vet Kuvendit të Kosovës.

“Në rastin nesër që do të publikohet në aktgjykimin ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, do të shihet si do ta arsyetojë Dhomat Specilizuara këtë aktgjykim qoftë lirues apo dënues duke pasur parasysh faktin e pasojave që kanë lindur si rezultat i rrjedhjes së informacionit nga vet gjykata, nga vet Prokuroria e Specializuar e që deri tani nuk e kemi asnjë te hetuar, të paktën në publik, për rrjedhjen e këtij informacioni. Zyra e Prokurorit të Specializuar është dashur që fillimisht të merret me prioritet për shkaktarin e këtyre rrjedhjeve pastaj të merret me pasojat apo ata që kanë ndikuar në pasojat e publikimit të tyre”, thotë ai.

Në procesin gjyqësor ndaj Gucatit dhe Haradinajt, ZPS kishte sjellë në sallën e gjyqit katër dëshmitarë të cilët ishin punonjës të këtij institucioni ndërsa nga mbrojtja janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë.

Si dëshmitarë të mbrojtjes ishin edhe ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ish-shefi i operacioneve në Zyrën e Prokurorit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi dhe një eksperte e sinjalizimit. Gjithashtu, mbrojtja e të akuzuarve kishte paraqitur edhe dhjetëra dëshmi me shkrim të dëshmitarëve.

Ndërsa Klinaku nga OVL-UÇK thotë se kundërshtimi i tyre për Gjykatën Speciale vazhdon, meqë sipas tij, e njëjta do të duhej të ndjek krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë.

“Çfarëdo vendimi që merret ne si organizatë nuk e kemi njohur dhe as nuk e njohim këtë Gjykatë Speciale për shkak se nuk është gjykatë që do të sjellë drejtësi, është gjykatë politike dhe është gjykatë që është mbi bazën e shpifjeve dhe akuzave të Serbisë pushtuese me ata dëshmitarë të përgatitur që i akuzon pjesëtarët e UÇK-së për një gjë që nuk ka ndodhur, ndërsa konsiderojmë se edhe pse është gjykatë politike ne konsiderojmë që këtu në Kosovë është dashur të ndjekin krimet dhe masakrat që i ka shkaktuar Serbia pushtuese dhe serbët, gjë që drejtësia jonë vendore është duke bërë pak në këtë drejtim. Marrë për bazë që edhe UNMIK-u edhe EULEX-i nuk janë marrë fare me serbët natyrisht që ne nuk mund të pajtohemi me këtë lloj gjykate”, thotë ai.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej ku janë dërguar në paraburgim në Hagë.

Arrestimi i tyre dhe hapja e procesit gjyqësor ishte bërë pasi disa dokumente kishin arritur në zyrat e OVL-UÇK, nga persona ende të panjohur, ndërsa krejt këto ishin bërë publike nga Gucati dhe Haradinaj. ZPS nuk ka hetime të hapura se si kanë rrjedhë këto dokumente nga gjykata.

Të mërkurën në orën 10:00 në Dhomat e Specializuara në Hagë trupi gjykues në krye me Charles L. Smith, III do të shpallë aktgjykimin ndaj tyre./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Enver Zymberi e Afrim Bunjaku dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror

Kurti: Enver Zymberi e Afrim Bunjaku dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror

​101 vjet nga vdekja e luftëtarit Azem Galica

​101 vjet nga vdekja e luftëtarit Azem Galica

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës së tij, arrestohet i dyshuari

Zhduket një femër në Pejë

Babai raporton të zhdukur djalin e tij në Pejë

PSG bën goditjen e parë, mposht në konkurrencë Bayernin dhe Liverpoolin për qendërmbrojtësin brazilian

PSG-ja ia ka vënë syrit zbulimit të Premier Leagues

Kurti: Enver Zymberi e Afrim Bunjaku dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror

Kurti: Enver Zymberi e Afrim Bunjaku dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror

​101 vjet nga vdekja e luftëtarit Azem Galica

​101 vjet nga vdekja e luftëtarit Azem Galica

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve

Xavi nuk do të jetë selektor i Indisë, nuk kishte asnjë kontakt me Federatën

Xavi nuk do të jetë selektor i Indisë, nuk kishte asnjë kontakt me Federatën

Ngjyra që bien në sy – Pedikyr perfekt për ditët e nxehta

Ngjyra që bien në sy – Pedikyr perfekt për ditët e nxehta

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës së tij, arrestohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X