TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nesër shfaqet premiera e baletit “Romeo dhe Zhulieta”

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Nesër shfaqet premiera e baletit “Romeo dhe Zhulieta”

Kreshnik Musolli, ushtrues detyre i drejtorit të Baletit të Kosovës, në një konferencë për media ka thënë se janë të kënaqur që pas një pune të madhe dhe të palodhshme do të jenë në gjendje të sjellin shfaqjen para publikut.

“Jemi këtu për premierën e parë të vitit 2022, është shfaqja Romeo dhe Zhulieta… Kjo shfaqje vjen si premiera e parë, kemi filluar me datën 28 shkurt, ka qenë një periudhë shumë e ngjeshur me prova, shumë e lodhshme, ka pas shumë kërkesa nga ana e koreografit, mirëpo të gjitha ja kanë dalë që me sjellë nesër një shfaqje shumë cilësore në skenë… Jam i lumtur që po sjellin në skenën tonë një shfaqje siç është Romeo dhe Zhulieta, në një version shumë më ndryshe, është me muzikë origjinale që është bërë për herë të parë”, tha Musolli.

Po ashtu ai ka thënë se edhe pse po mbushet gati gjysmë shekulli, baleti po përballet me vështirësi të shumta.

“Ne po e dimë që edhe pse i kemi mbushur gati gjysmë shekulli të institucionit të Baletit Kombëtar të Kosovës, për fat të keq ende po përballemi me vështirësitë dhe problemet e njëjta, dhe këto nuk po na lejojnë të zhvillohemi si grup, si balerinë, si artistë, gjithmonë po na limitojnë çdo aspekt. Kurse sa i përket shfaqjes, normalisht është përgjegjësi shumë e madhe, së pari është shfaqje tejet e gjatë, krahasim me shfaqjet e kaluara, zgjat deri në dy orë, sepse është në dy akte… E kam paraparë këtë vit do t’i kemi shtatë pedagogë të huaj që ta rrisim nivelin teknik të balerinëve, sepse e dimë që asnjëherë balerinët e Kosovës, s’kemi pasur pedagogë në funksion si pozicion dhe kjo na ka munguar jashtëzakonisht shumë, sepse është një funksion shumë i rëndësishëm, një person që duhet të jetë prezent në sallë dhe që të udhëheqë ushtrimet… Përkundër 50- vjetorit, ne nuk kemi ende një shkollë si shkollën kombëtare të baletit, nuk e kemi një teatër siç duhet ”, tha ai.

Koreografi Konstantin Uralsky ka thënë se është hera e dytë që vjen në këtë teatër, dhe që është shumë interesante progresi. Ai kujtoi kohën kur ka qenë per herë të parë, duke thënë që ishte shumë emocionuese.

“Është hera e dytë që jam në këtë teatër, me këtë shoqëri. Janë 13 vjet diferencë, dhe ishte shumë emocionuese të kthehesha këtu… Unë kam ndjekur kompaninë në Facebook dhe YouTube për të parë se si po ia dalin, sepse kur u largova 13 vjet më parë, mbeta miq me shumë valltarë, dhe është shumë interesante për mua të shoh progresin dhe si ndryshoi kompania, artistikisht, teknikisht. Ishte shumë emocionuese për mua të kthehesha dhe gjatë gjithë kësaj kohe me një mbrëmje plot balet dhe art, një nga produksionet e famshme… emra të njohur në botën e baletit “Romeo dhe Zhulieta”. Shpresoj të jetë një hap me më shumë produksione baleti, plot mbrëmje, tregime, balet. Kështu që kjo ishte ajo pse unë isha shumë i emocionuar dhe ne bëmë një punë të pabesueshme në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Unë isha duke parë provat dje dhe nuk mund ta besoja se sa i plotë dhe i thellë duket tashmë ai prodhim, dhe kemi edhe një ditë tjetër. Kështu që është mirë”, tha Uralsky.

Ndryshe, premiera “Romeo e Zhulieta” do të shfaqet në 50-vjetorin e themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës. /KSP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja duhet ta përjashtojë nga grupi parlamentar

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja duhet ta përjashtojë nga grupi parlamentar

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën