TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nesër përfundon mandati i Lumezit. Presidenca kërkon kohë, shoqëria civile pret të emërohet ushtruesi i detyrës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Lumezi: Jemi të pakënaqur me gjyqtarët

Vetëm edhe nesër do të jetë Kryeprokuror i Shtetit, pozitë të cilën e mban tash e 7 vjet.

Por, ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Aleksandër Lumezin në njërin prej posteve më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë në vend.

Pas kritikave të faktorit ndërkombëtar e shoqërisë civile për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri, presidenca ka vendosur t’i marrë parasysh vërejtjet e të kërkojë dokumentacion shtesë para se të vendosë për dekretim.

“Në përputhje me kompetencat kushtetuese, Presidentja po e trajton emërimin e kryeprokurorit të propozuar. Do të kërkojmë dokumentacion shtesë sa i përket këtij propozimi, sikurse do t`i dëgjojmë të gjitha palët e përfshira në monitorimin e këtij procesi, përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët tashmë i kanë paraqitur vërejtjet e tyre për këtë proces. Do të merren parasysh vërejtjet dhe pas trajtimit të hollësishëm, Presidentja do ta marrë një vendim. Stafi i Presidentes tashmë ka filluar këto konsultime, ndërkaq Presidentja do të vazhdojë takimet në ditët në vijim”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentes.​

Nga shoqëria civile thonë se është në diskrecionin e Presidentes afati i dekretimit të kryeprokurorit të ri të shtetit.

Megjithatë Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se pas ditës së nesërme pozicioni nuk duhet të mbetet vakant dhe duhet të caktohet Ushtruesi i Detyrës.

“Normativa përcakton që në momentin kur nuk kemi zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit deri në datën kur pozicion mbetet vakant. Në rastin e Kosovës është data 21 prill kur kalon afati shtatëvjeçar i kryeprokurorit të shtetit aktual dhe i njëjti përfundon më datën 21, atëherë Këshilli Prokurial i Kosovs obligohet që të caktojë një Ushtrues Detyre deri në momentin kur të zgjidhet kryeprokurori i ri i shtetit”, tha Zekaj.

Nga Këshilli Prokurorial nuk kanë konfirmuar nëse do të caktohet një Ushtrues Detyre të premten. Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu i ka thënë televizionit se ka kohë edhe ditën e nesërme për të vendosur.

Me 11 vota pro, më 6 prill Këshilli Prokurorial kishte propozuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit. Megjithatë shoqëria civile e mbështetur edhe nga ndërkombëtarët kishin kërkuar anulimin e procesit dhe përsëritjen e tërë konkursit për kryeprokuror të shtetit. Organizatat që monitoruan procesin u ankuan se vlerësimi ndaj kandidatëve ishte jomeritorë.

Raporti i gazetarit Gojart Jashari.

Tags: KryeprokuroriMandati i LumezitProkuroriaShoqeria Civile
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën