Të premten (nesër) në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës do të hidhet shorti për edicionin e ri.
Nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Superligën e Femrave, kurse nga ora 12:00 për ProCredit Superligën e Meshkujve.
Ky edicion pritet të jetë i jashtëzakonshëm në basketbollin e Kosovës me shumë skuadra që e synojnë titullin e kampionit.
Na presin muaj plot duele emocionuese, ndeshje të forta dhe spektakël në parket