Alejandro Comano, menaxheri i Achraf Hakimit, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin spanjoll “AS”.
Ai ka folur edhe për të ardhmen e mbrojtësit të djathtë të Marokut.
“Nëse Reali e dëshiron Hakimin, natyrisht se do ta shqyrtojmë ofertën. Nëse e pyesni atë, ai do t’u thotë se ai është tifoz i Real Madridit, por projekti jonë tani është te Paris Saint-Germaini. Zemra e tij rrah për Realin, por për momentin, ai mban veshur fanellën e PSG-së. Do të ulemi dhe t’i shqyrtojmë të gjitha palët”, ka theksuar Comano.
Hakimi në 39 ndeshje në të gjitha garat në edicionin e fundit, realizoi pesë gola dhe shtoi gjashtë asistime.








