TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nëntë vrasje nga janari e deri më sot, ekspertët thonë se po rrezikohet siguria publike

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

Autor: Bledë Krasniqi

Në të shumtën e rasteve, këto vrasje po ndodhin në shenjë hakmarrjeje. Nga njohësit e fushës kjo po konsiderohet si rrezik për sigurinë e përgjithshme të vendit. Të njëjtat, sipas tyre, po krijojnë një ambient të pasigurt për qytetarët.

Njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala thotë se vrasjet që kanë për bazë hakmarrjen janë si rezultat i mosefikasitetit të Gjykatave.

Në një përgjigje për teve1.info, Shala theksoi se për këtë, sistemi i drejtësisë duhet që sa më parë ta rrisë numrin e gjykatësve dhe prokurorëve, në mënyrë që lëndët të përfundohen sa më parë, e të mos pritet gjatë për drejtësi.

“Në lidhje me vrasjet në Kosovë mbi bazën e hakmarrjes, mund të themi që është rezultat i mosefikasitetit të Gjykatave në Kosovë, përgjatë këtyre viteve të pasluftës. Sistemi i drejtësisë duhet që sa më parë që është e mundur të shtojë gjykatës dhe prokurorë që numri kaq i madh i lëndëve të mund të minimizohet dhe kështu për drejtësi mos të pritet kaq gjatë siç është rasti deri më tani”, tha ai.

Eksperti i sigurisë shtoi se këto vrasje janë shqetësuese, pasi të njëjtat po ndodhin në vende publike.

“Veprimet e tilla janë shqetësuese për sigurinë e përgjithshme sepse autorët e krimit, veprimet e tilla, po kryhen në vendet publike dhe kështu mund të rrezikohet siguria e përgjithshme e Kosovës”, tha Shala.

I të njëjtit mendim është edhe sociologu Genc Xërxa. Ai për teve1.info thotë se këto vrasje tregojnë shkallën e sigurisë publike në shoqëri. Sipas tij, sa më i intensifikuar bëhet krimi në vend, aq më e pasigurtë është jeta.

Xërxa thotë se vrasjet hakmarrëse janë si rezultat i zakoneve që të njëjtat të zgjidhen përmes Kanunit, por që sipas tij, këto çështje duhet t’i lihen institucioneve të sigurisë.

“Këto vrasje hakmarrëse vijnë si rezultat i kontekstit tonë të mbrapsht kanunor apo të zakoneve prapanike kur nuk kishin institucione të sigurisë. Gjyqi e dënimi bëhej nga partia e fshatrave me kode apo zakone kanunore apo në raste shumë të rralla të sheriatit, varësisht nga rrethanat rajonale apo demografike. Ndërsa tani kemi gjitha institucionet si të sigurisë, rendit, kundërvajtjes që do duhej të u linim punën atyre që të bëjnë ma së miri që dijnë, e jo të marrim ligjin në duar tona sikurse dikur me rregulla, zakone që asesi sot nuk përkojnë me kushtet e jetesës dhe mentalitetit të tanishëm socio-kulturor civilizues”, thotë ai.

Sociologu Xërxa shton se bashkëpunimi më i ngushtë mes qytetarëve dhe organeve të rendit do të ndikonte në parandalimin e krimit dhe uljen e vrasjeve.

“Emancipimi i shoqërisë, edukimi, si edhe ngritja e kapaciteteve të sigurisë në parandalimin e krimit, me metoda të shpeshta kontrolluese dhe sekuestrim të armëve tek popullata që shumica i kanë pa leje në posedim. Duhet shtuar edhe bashkëpunimi i qytetarëve me organet e sigurisë drejt raportimeve të dyshimta që qytetarët vërejnë gjatë frekuentimit të tyre nëpër mjedise të ndryshme. Një bashkëpunim më i afërt dhe më i ngushtë mes qytetarëve dhe organeve të rendit do ndikonte në parandalimin e krimit dhe do ndihmonte në uljen e vrasjeve, gjithnjë nëse me kohë do raportohej, po që se vërehej ndonjë aktivitet i dyshimtë i ndonjë individi”, tha Xërxa për teve1.info

Tutje, Xërxa potencoi se kriteri i lejes së armëve për posedim duhet të jetë më strikt. Siç thotë ai, shumë armë në popull janë rrezik potencial për sigurinë publike.

Lidhur me këtë çështje, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në periudhën janar – prill, janë evidentuar shtatë raste të vrasjes.

Sipas Policisë, tri raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, tri në rajonin e Pejës dhe një në Mitrovicë.

PK-ja bën të ditur se numri i rasteve të vrasjeve nga viti 2020 në 2021 ka shënuar rënie për 6.89%. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

ASK: Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 17 për qind të importeve në shtator

ASK: Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 17 për qind të importeve në shtator

Tahiri: Kthimi i ligjit për Specialen në Kuvend është i dëmshëm

Tahiri: Kthimi i ligjit për Specialen në Kuvend është i dëmshëm

​Haradinaj: Kurti e ka problem Republikën e 17 shkurtit, synon ta shpërbëjë

Daut Haradinaj u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Shfrytëzojeni rastin për përfaqësim në parlamentin serb

Kurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm

Kurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm

Shiten pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen Kosova – Izraeli, më 14 nëntor

Shiten pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen Kosova – Izraeli, më 14 nëntor

Kane, Yamal, Mbappe apo Messi? Këta janë kandidatët kryesorë për “Topin e Artë”

Kane, Yamal, Mbappe apo Messi? Këta janë kandidatët kryesorë për “Topin e Artë”

Elena Sadiku, trajnerja me prejardhje nga Kosova, në garë për çmimin “Topi i Artë”

Elena Sadiku, trajnerja me prejardhje nga Kosova, në garë për çmimin “Topi i Artë”

CNN shkruan për Adri Mehmetin, talentin shqiptar në SHBA

CNN shkruan për Adri Mehmetin, talentin shqiptar në SHBA

ASK: Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 17 për qind të importeve në shtator

ASK: Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 17 për qind të importeve në shtator

Tahiri: Kthimi i ligjit për Specialen në Kuvend është i dëmshëm

Tahiri: Kthimi i ligjit për Specialen në Kuvend është i dëmshëm

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën