tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Nëntë të vdekur nga stuhia në Turqi

tëvë1 nga tëvë1
20/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipet e shpëtimit në Turqi kërkuan të hënën për 11 anëtarët e zhdukur të ekuipazhit të një anijeje mallrash që u fundos në Detin e Zi gjatë një stuhie e cila vrau së paku nëntë persona, përfshirë një nga anija, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Ai tha se anija turke Kafkametler, me 12 anëtarë në bord, u fundos pranë bregdetit të Ereglit në veriperëndim të provincës Zonguldak në Turqi dhe se trupi i pajetë i një anëtari të ekuipazhit është nxjerrë.

Kapiteni i anijes kishte raportuar të dielën në mëngjes se anija po shkonte drejt një valëthyesi në Eregli.

Anija ka mundësi ta ketë goditur strukturën e valëthyesit.

Turqia u godit nga stuhi të fuqishme të dielën, ndërsa moti i stuhishëm me shi ua pamundësoi ekipeve të shpëtimit të kryenin operacione kërkimi përmes detit dhe ajrit deri të hënën në mëngjes.

Yerlikaya tha se stuhitë dhe vërshimet nëpër Turqi gjatë fundjavës shkaktuan vdekjen e katër personave në provincën juglindore, Batman, si dhe të tre personave të tjerë në Zonguldak dhe të një tjetri në Dijarbakir, po ashtu në juglindje,raporton REL.

Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridona Ademajt

10/12/2023

As këtë vit Kosova s’u bë e pjesë Partneritetit për Paqe

10/12/2023

Von Cramon reagon për marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroserverit

10/12/2023

​75-vjetori i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut

10/12/2023

44-vjetori i ndarjes së Nobelit për Shën Terezën

10/12/2023

Moti sot

10/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.