TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
​Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Avokatët e Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nënshkruan memorandum bashkëpunimi, me synim thellimin e koordinimit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, adresimin e problemeve civile me karakter ndërkufitar dhe krijimin e mekanizmave të përbashkët në interes të qytetarëve të tri vendeve.

Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, tha se memorandumi përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet institucioneve homologe.

“Memorandumi i bashkëpunimit është vetëm një hap i konsolidimit të bashkëpunimit të vazhdueshëm që kemi pasur. Është një shembull i mirë që vendet që jetojnë në një rajon, mund të bashkëpunojnë mes vete në interes të qytetarëve. Mbrojtja e të drejtave të njeriut shpeshherë sfidohet me situata krizash. Konfliktet e vazhdueshme, krizë të ndryshme shëndetësore, ekonomike, financiare e energjetike, e kanë zhvendosur vëmendjen e shteteve nga prioriteti që kanë. Është detyrë e përgjegjësi jona si avokat të popullit, që vendeve tona, t’i tërhiqet vëmendja, t’u tregohet që vendoset në qendër interesi i tyre”, tha Qelaj.

Ai tha se fokusi kryesor i memorandumit do të jetë shkëmbimi i përvojave, trajtimi i çështjeve ndërkufitare dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.

“Shkëmbimi i përvojave është njëra nga çështjet e para. Tregon ku është rajoni, jo vetëm vendi dhe mundëson të jemi me efikas në adresimin e çështjeve që janë prioritet. Bashkëpunimi në ofrimin e shërbimeve të tjera, kur në institucionet të vendeve respektive, ofrojmë shërbime për njëri-tjetrin, në situatë kur qytetarët tanë ndodhen në një situatë në shtetet përkatëse. Jemi fokusuar tek çështjet ndërkufitare, problemi me dokumente dhe me të drejtat civile. Parasheh edhe krimin e mekanizmave të përbashkët. Ofrimi i shërbimeve shëndetësore duhet të jetë në fokusin tonë dhe çështje të tjera”, tha ai.

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, tha se bashkëpunimi synon që të drejtat e garantuara me ligj të zbatohen në praktikë dhe qytetarët të mos përballen me pengesa kur lëvizin ndërmjet vendeve.

“Qeveritë tona po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, por qytetarët nuk i gëzojnë të drejtat në letër, por praktikë dhe kjo është detyra jonë që të kthehen në praktikë. Distanca mes të drejtave në letër dhe të gëzuara, në përballje me institucionin, kjo distancë të jetë sa më e vogël. Në fund të ditës ka një përfitues direkt dhe është qytetari shqiptar i vendeve tona, që në fakt nuk duhet ta ndiejnë kur kalojnë kufirin. Pavarësisht se ku përballet qytetari, qoftë qytetari i Kosovës apo i Shqipërisë, ne do bashkëpunojmë me njëri-tjetrin që mos ta ndiejnë këtë kufirin ligjor, por të ndiej që të drejtat e tyre garantohen në kohë reale”, tha Shabani.

Ndërkaq, Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut, Faton Selami, vlerësoi se memorandumi krijon bazën për zgjerimin e bashkëpunimit edhe me shtete të tjera të rajonit.

“Është një vazhdimësi i marrëveshjeve paraprake të nënshkruara nga institucione tona. Me këto marrëveshje synojmë që më tepër të thellojmë dhe avancojmë. Ky memorandum bashkëpunimi, është në baza, në të cilin mund të përfshihen edhe shtetet e tjera të Ballkanit, Të krijohet një rrjet edhe më i gjerë i institucioneve, të cilat si detyrë kryesore e kanë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, që nuk njohin kufi dhe nuk duhet të njohin kufi”, tha Selami.

Tags: avokatet e popullitKosoveMaqedoni e VeriutmemorandumnenshkrimShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën