Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka njoftuar se për nesër është planifikuar nënshkrimi i vendimit për liberalizimin e vizave.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka falënderuar të gjithë eurodeputetët që kanë miratuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, përcjell teve.info
”Nënshkrimi i vendimit është planifikuar për nesër. Procesi përfundon me publikimin në Gazetën Zyrtare të BE-së. Udhëtimi pa viza fillon nga data 01.01.2024”, ka shkruar Bajrami.
Liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi në datën e funksionalizimit të sistemit ETIAS por jo më vonë se 1 janari 2024, pra, edhe nëse ky sistem nuk hyn në funksion deri në atë datë.
Sipas rregullave të Parlamentit Evropian, liberalizimi i vizave nënkupton që qytetarët e Kosovës do të kenë kohë të qëndrojnë 90 ditë në Zonën Shengen, në një periudhë prej 180 ditësh. /Teve1.info/
A very good day for #Kosova at @Europarl_EN. Thankful to all MEPs, who approved visa liberalisation for Kosova citizens. Signing of the decision is scheduled for tomorrow. Process is concluded by publication in EU Official Journal.
Visa free travel to start from 01.01.2024. pic.twitter.com/9bEm1PbrVS— Agron Bajrami (@AgronBajrami) April 18, 2023