TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Nëna që kërkon mos t’i ndalet ndihma sociale: Djali më bie në gjumë i uritur

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Nëna që kërkon mos t’i ndalet ndihma sociale: Djali më bie në gjumë i uritur

“Mësuesja e tij e ka veshur dhe e ka rritur me aq sa kishte mundësi, e veç sikur ta shihja duke u rritur e duke u bërë i zot i vetës, edhe po të vdisja nuk më intereson”. Këto janë fjalët e Fetije Delijajt, të cilën e ka lodhur sëmundja dhe sfidat e jetës.

Ani pse vetë e sëmurë me kancer, për çka nuk ka mundësi t’i blejë as barnat, hallin më të madh e ka për djalin e saj 13-vjeçar, të cilit thotë se shpesh s’ka as çfarë t’i jap për të ngrënë.

E të vetmen lutje që e ka nëna Fetije është që djali t’i rritet e të bëhet zot i vetës.

Familjes tre anëtarësh e cila jeton në një shtëpi që iu është dhuruar nga një donator në lagjen “Vranjefc”, të Prishtinës, iu është ndërprerë edhe ndihma sociale që e kishte marrë më herët.

Ajo kërkon ndihmë prej institucioneve që t’i rikthehet ndihma e asistencës sociale për t’i ndihmuar sadopak.

“Unë të socialit e kam timin, 100 euro që i marrë sepse jam e sëmurë, kam pasur sulm në kokë dhe më kanë thënë që kam kancer në bark, më kanë thënë me u bërë operacion por nuk kam se si sepse nuk kam para, me çka me u bërë…00:44 Të gjithëve komuna iu ka jep por mua jo, marre, se duam të vdesim këtu…00:58 Lutem të ma rrit Zoti këtë djalë e bëhet i zoti i vetës, se unë me vdes nuk më intereson…03:42 Sociali nuk po më ndihmon, më kanë ndal socialin, një letër iu kam kërkuar, më kanë thënë hajt shko merre atje dhe tani me atë letër i merr barnat në SOS fshat, nuk po më japin, e pse nuk e di, ti nuk ke social, nuk të takon”, ka thënë Delijaj.

55-vjeçarja ka treguar se mësuesja e djalit, me aq sa ka pas mundësi, e ka ndihmuar djalin, i cili ndonjëherë edhe bie në gjumë i uritur për shkak se nuk ka ushqim.

“Djali kur ka qenë në klasë të pestë ia kanë ndalur socialin, mësuesja e tij e ka veshur dhe e ka rritur. Djali vetëm makarona, po vetëm makarona a hahet, i mirë është por ndonjëherë duhet me i hedhë ndonjë majonezë a diçka. Ndonjëherë më ka ndodhur, sepse nuk kemi pasur, kur kemi pasur kemi ngrënë, kur nuk kemi pasur kemi ndenjtë, çka të bëjmë, ku me e marrë. Shtëpinë më ka dhuruar Shefqet Kabashi. Nervoza më mbyti, djali lypë para, ku t’ia marrë, s’kam ku deri të vjen muaji. Vetëm ky djalë, me muajt me pa që po rritet edhe me vdes nuk më intereson, veç me e pa që i ka paratë e veta, mos me më kërkuar gjithmonë mua, sepse nuk kamë ku t’i marrë”, ka treguar Delijaj.

Delija kërkon nga institucionet që mos ia ndalin ndihmat sociale, pasi nuk ka mundësia t’ia dal.

“Djali po zgjedhë se unë për veti nuk zgjedh, çka të kam ha. Në zor më së shumti jam për para, me qenë që ma lëshojnë socialin, bëjnë nder, socialin ma kanë ndalur, bile ndihmat mos mi ndalni. Tre herë kam shkuar, kam mbet pa vetëdije dhe më kanë thënë shko në shtëpi, nuk ke asgjë këtu, por edhe mua më takojnë, nuk e di pse më kanë marrë në inat”. ka shtuar ajo.

Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë familjen Delijaj, mund ta kontaktojnë në numrin 049-556-470, ose ta vizitojnë në lagjen “Vranjefc”, të Prishtinës./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

“Info Nata”- 02.03.2026

“Info Nata”- 02.03.2026

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën