TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nëna e një polici në Beograd humb jetën nga aksidenti i shkaktuar nga sigurimi i terroristit Milan Radoiçiq

by TËVË 1
1 vit ago
4
A A
Bosnja nuk po i heton pretendimet se Radoiçiq ka siguruar armë nga Tuzlla

Një grua e moshuar, e njohur vetëm me inicialet R.M., ka ndërruar jetë më 8 prill në një spital në Beograd si pasojë e plagëve të marra nga një aksident i rëndë trafiku, të cilin e shkaktoi sigurimi personal i terroristit serb Milan Radoiçiq – një figurë e afërt me pushtetin në Serbi. Ngjarja ka ndodhur më 21 mars në rrugën nga Brusi për në Kopaonik, raportoi fillimisht portali serb Radar.rs.

Sipas të dhënave të siguruara nga Radar, viktima dhe bashkëshorti i saj – një çift i moshuar, djali i të cilëve është një nga drejtuesit e policisë në Beograd – po udhëtonin me një automjet të tipit Lada në korsinë e djathtë, kur një limuzinë e tipit Škoda, pjesë e eskortës së Radoiçiçit, e goditi makinën e tyre gjatë një parakalimi të rrezikshëm.

Aksidenti ndodhi pasi një makinë tjetër, tip “jeep” me targa të huaja, filloi një parakalim të pakontrolluar, i ndjekur menjëherë nga Škoda që u përplas me Ladën. Dy të rinjtë në Škoda, të cilët janë identifikuar si pjesëtarë të sigurimit të Radoiçiçit, nuk pësuan lëndime dhe nuk iu nënshtruan as procedurave standarde hetimore të policisë – një fakt që ngre shqetësime serioze për ndërhyrje politike dhe mosfunksionim të institucioneve.

Çifti i moshuar u dërgua menjëherë në kujdes intensiv. Megjithëse fillimisht mendohej se gjendja më e rëndë ishte ajo e burrit, në ditët në vijim u përkeqësua gjendja e R.M., e cila më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident.

Institucionet në heshtje, mediat e regjimit në censurë

Ky rast i rëndë është karakterizuar nga heshtja e plotë e institucioneve shtetërore dhe e mediave të kontrolluara nga regjimi i Vuçiçit. Ministria e Brendshme e Serbisë nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike lidhur me aksidentin, ndërsa mediat proqeveritare nuk kanë publikuar asnjë njoftim të vetëm për këtë tragjedi, duke konfirmuar edhe një herë standardet e dyfishta të drejtësisë në Serbi, veçanërisht kur bëhet fjalë për figurat e lidhura me krimin dhe pushtetin.

Milan Radoiçiç, i shpallur terrorist nga autoritetet në Kosovë, njihet për lidhjet e tij me strukturat kriminale dhe përfshirjen në operacione destabilizuese në veri të Kosovës, përfshirë edhe organizimin e sulmeve të armatosura ndaj Policisë së Kosovës. Ndaj tij rëndojnë akuza të shumta për terrorizëm, aktivitete kriminale dhe ndikim të paligjshëm në zonat me shumicë serbe.

Ky rast tragjik dhe mënyra se si është trajtuar nga autoritetet serbe, ngre pikëpyetje të mëdha mbi sundimin e ligjit në Serbi dhe mbi mënyrën sesi struktura të lidhura me krimin, si ajo e Radoiçiçit, vazhdojnë të veprojnë me imunitet të plotë institucional.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Huthitë godasin kampe ushtarake në Jemen, dhjetëra viktima në radhët e ushtrisë

Huthitë godasin kampe ushtarake në Jemen, dhjetëra viktima në radhët e ushtrisë

UNICEF raporton se një fëmijë vritet çdo ditë në Gaza që prej armëpushimit

UNICEF raporton se një fëmijë vritet çdo ditë në Gaza që prej armëpushimit

Pas 3 dekadash në arrati, i dënuari për tre vrasje ekstradohet nga SHBA në Tiranë

Pas 3 dekadash në arrati, i dënuari për tre vrasje ekstradohet nga SHBA në Tiranë

Tri automjete përplasen në rrugën Sarandë-Ksamil, raportohet për të lënduar

Tri automjete përplasen në rrugën Sarandë-Ksamil, raportohet për të lënduar

Zyrtare: Junior rinovon kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032

Zyrtare: Junior rinovon kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032

Mustafa: PDK-ja e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re

Mustafa: PDK-ja e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re

Milan Radoiçiq njëri nga 20 të akuzuarit  për krime lufte në Komunën e Gjakovës

Milan Radoiçiq njëri nga 20 të akuzuarit për krime lufte në Komunën e Gjakovës

Huthitë godasin kampe ushtarake në Jemen, dhjetëra viktima në radhët e ushtrisë

Huthitë godasin kampe ushtarake në Jemen, dhjetëra viktima në radhët e ushtrisë

Gentrit Hetemaj i bashkohet Llapit

Gentrit Hetemaj i bashkohet Llapit

Trainkos: Aksidenti në Klinë ndodhi për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

Një person i lënduar në aksidentin mes një treni dhe një veture në Fushë-Kosovë

UNICEF raporton se një fëmijë vritet çdo ditë në Gaza që prej armëpushimit

UNICEF raporton se një fëmijë vritet çdo ditë në Gaza që prej armëpushimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën