Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se gjatë këtij vikendi është duke u punuar në pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Dobërllukë dhe Stanoc të Poshtëm.
Sipas tij, kjo është duke u bërë për të shmangur mundësinë e vërshimit të shtëpive dhe tokave bujqësore.
“Për të shmangur mundësinë e vërshimit të shtëpive dhe tokave bujqësore, po vazhdojmë me pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Dobërllukë dhe Stanoc të Poshtëm”, ka shkruar ai.