Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Rahoveci ka ndaluar një automjet ku ka arrestuar dy persona me inicialet A.D dhe S.H, nën dyshimin për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sipas njoftimit të policisë, policia ka gjetur 9 qese me substancë narkotike dhe dy “grinder” për bluarjen e marihuanës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të PK-së.