22 qytetarë kanë votuar deri tani në lagjen 7 shtatori përballë “3 rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.
Teksa të drejtë votimi kanë 8 mijë e 750 qytetarë, përcjell teve1.info
Sipas njoftimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:00, dalja e votuesve në Mitrovicën e Veriut ka qenë 597 votues apo 3,3 përqind.
Mitrovica e Veriut është komunë në të cilën kanë të drejtë vote 18 mijë e 118 votues, të shpërndarë në pesë qendra të votimit.
Kandidatët për kryetar në këtë komunë janë Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje. /Teve1.info/