TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Në tenda e në të ftohtë – Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën edhe të dielën

Prej katër ditësh tashmë, punëtorët e kompanisë “Pastrimi” kanë hyrë në grevë. Edhe të dielën, ata kanë qëndruar para objektit të komunës së Prishtinës, duke kërkuar një zgjidhje për problemet e tyre, nga kryetari Përparim Rama.

nga Fëllënza Krasniqi
25 Maj, 2025
1 0
A A

Në tenda e në të ftohtë.

Në këtë mënyrë punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi”, tash e katër ditë po mbajnë grevë në oborrin e Komunës së Prishtinës.

“Grevë të mirë nuk ka, grevat janë të detyrueshme se na kanë detyruar të vijmë këtu. Nuk e kemi bërë për qejf, kërkesat tona të cilat ishin janë ende. Sot e diele ata pushojnë e ne punojmë, realisht ne punëtorët e “ Pastrimit” punojmë të shtunën e diele na nuk ndalemi. Kushtet siç po e shihni i kemi pak se po është kohë e ftoftë, e na kanë ndihmuar edhe qytetarët me këto që po i shikoni, po vazhdojmë”, thotë Ardian Krasniqi, kryetar i shoqatës së punëtorëve.

Këta punëtorë, po kërkojnë që komuna e Prishtinës t’ia paguaj ndërmarrjes borxhin prej 2.7 milionë euro, mospagesa e së cilit kompaninë e ka vendosur në vështirësi financiare.

“Kjo grevë ka me vazhduar deri në atë momentin që të marrim një zgjidhje, zgjidhjen e kërkojmë prej Komunës, ajo është zgjidhja jonë. Ne punojmë më tri ndërrime, ndërrimi i parë, i dytë dhe i tretë, këta punë nuk kanë më, tash këta vijnë me ndërrime e kështu është sistemi i grevës”, thotë Krasniqi.

Gjithë fajin për situatën e krijuar, punëtorët ia lënë komunës që drejtohet nga Përparim Rama.

“Pengesa kryesore që na është ardh neve e që ne sot jemi këtu është thirrja e Komunës së Prishtinës që pagesat e mbeturinave të behën në Komunën e Prishtinës e jo në kompaninë “ Pastrimi” fajin kryesor për këtë e akter kryesor i kësaj ngjarje është e ne që jemi në grevë është drejtori i shërbimeve publike”, thotë Sami Sopi – sekretar i sindikatës.

Grevisti Asllan Mehmeti që ka 25 vite që punon në këtë ndërmarrje, falënderon ata të cilët po kujdesen që greva e tyre të jetë me e lehtë.

“Duke i falënderuar qytetarët sa jam unë këtu qe dy ditë na kanë sjell me ngrenë e me pi, sindikata pak në mundësitë e veta që i ka, po mundohemi me u mbajt disi. Por çka kemi me bo, ftoftë pak e kemi por i kemi këto nxehje këtu, grevat nuk janë të mira”, shprehet ai.

Para se të nisnin grevën, punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” protestuan më 19 maj para objektit të komunës së Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Incidente në Beograd në përfundim të protestës së studentëve

Incidente në Beograd në përfundim të protestës së studentëve

Palmeiras fiton duelin brazilian, kalon në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

Palmeiras fiton duelin brazilian, kalon në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

Dion Gallapeni transferohet në Poloni, te Widzew Lodz

Dion Gallapeni transferohet në Poloni, te Widzew Lodz

Amerikani Greg Gibson, trajner i ri i KB Peja

Amerikani Greg Gibson, trajner i ri i KB Peja

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X