TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në temperaturat e larta në Kosovë mungon uji i pijes në disa vende

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Në temperaturat e larta në Kosovë mungon uji i pijes në disa vende

Temperaturat e larta që po mbretërojnë tash e disa ditë në vendin tonë, kanë bërë që të vërehet edhe mungesa e ujit të pijës në Pejë, Rahovec, Prishtinë, si dhe në disa fshatra.

Banorët e këtyre zonave kanë njoftuar se kanë mungesë të ujit, megjithatë zyrtarët e Kompanive Rajonave të Ujsjellësit, kanë dhënë arsyet e veta.

Një banorë i cili është ankuar dhe ka dëshiruar të mbetet anonim për publikun, ka thënë se përveç se nuk ka ujë nga 6:00 mëngjes deri 18:00 në mbrëmje, gjithashtu po ndalet edhe rryma gjatë ditës.

“Në Pejë dhe fshatra ka probleme me ujë. Ujë ka vetëm natën, e prej orës 06:00 deri në 18:00 në mbramje e ndalin. Këtë problem e kemi që sa javë”, tha njëri nga banorët.

Kopmania e ujësjellësit “Hidrodrini”, në Pejë i ka thënë KosovaPress-it, se njëra nga arsyet e mungesës së ujit të pijshëm, është moti i nxehtë.

“Ka mungesë të ujit, është vapë, ka reduktime… Edhe pak vazhdon kështu. Në çoftë se ndryshon diçka atëherë iu tregojmë”, thanë zyrtarët e hidrodrinit.

Kurse, në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, prej ku furnizohet edhe Komuna e Rahovecit, në një përgjigje me shkrim, kanë thënë se zona më e ulët e Rahovecit dhe disa fshatëra, janë duke e keqpërdorur ujin dhe si pasojë pompat nuk kanë kapacitet për të furnizuar pjesët më të larta.

“Qyteti i Rahovecit sipas relievit gjeografik furnizohet me dy stacione të Pompimit. Në situatën në të cilën ndodhemi tani, zona më e ulët e Rahovecit, si dhe disa fshatëra janë duke e keqpërdorur ujin të cilin po përdorin për ujitje, dhe si pasojë pompat nuk kanë kapacitet për të furnizuar pjesët më të larta. Nga kjo situatë kemi vendosur që reduktimet të bëhen gjatë natës me qëllim të mbushjes së rezervarëve, si dhe të ndalen keqpërdorimet. Me anë të këtij procesi të reduktimeve synojmë që gjatë ditës të ketë furnizim të mjaftueshëm me ujë për të gjithë konsumatorët”, thuhet në përgjiigjen e KRU “Gjakova”.

E zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku është shprehur se janë në dijeni që mungon furnizimi me ujë në disa zona të larta urbane e rurale, por kjo nuk po ndodh për shkakun e kompanisë.

“Meqenëse po mbretërojnë temperatura të larta në vend, jemi duke punuar me kapacitete maksimale trajtuese në të trija mpiantet e Ttrajtimit të ujit, Albanik, Badoc dhe Shkabaj. Me të gjitha kapacitetet teknike dhe elektromakinerike jemi duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit te të gjithë konsumatorët, madje pa as edhe një reduktim. Sipas informacioneve nga terreni jemi në dijeni që po mungon furnizimi me ujë në disa zona të larta urbane e rurale. Kjo nuk po ndodh për shkakun tonë, pasi që nuk jemi duke e aplikuar asnjë reduktim. Kërkesa për ujë ka tejkaluar parashikimet”, është shprehur Mjeku.

KRU “Prishtina”, gjithashtu ka dhënë disa këshilla se çka duhet të bëjnë qytetarët për të ndaluar keqpërdorimin e ujit.

“Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti, mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat, mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytet, mos pastroni trotuaret me ujë të pijshëm, mos harroni të mbyllni çezmat tuaja pasi lani dhëmbët, mos ujisni çdo ditë lulet,mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit dhe paguani rregullisht ujin që konsumoni”./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kandidati i AAK-së për kryetar të Kamenicës: Prioriteti ynë është siguria dhe digjitalizimi i shkollave në Kamenicë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Kamenicës: Prioriteti ynë është siguria dhe digjitalizimi i shkollave në Kamenicë

Bora e parë bie në Pepaj të Rugovës

Bora e parë bie në Pepaj të Rugovës

Bajrami: Gabim të pritet që Lista Serbe të marrë përkrahjen e LVV-së

Bajrami: Gabim të pritet që Lista Serbe të marrë përkrahjen e LVV-së

Gola: Do të jetoj në Gjakovë, jo si disa që jetojnë larg

Gola: Do të jetoj në Gjakovë, jo si disa që jetojnë larg

Presidenti i Kolumbisë dëbon diplomatët izraelitë, ndalimin e Flotës e quan “krim ndërkombëtar”

Presidenti i Kolumbisë dëbon diplomatët izraelitë, ndalimin e Flotës e quan “krim ndërkombëtar”

Izraeli urdhëron zbrazjen e Qytetit të Gazës: Kush qëndron do të konsiderohet si militant

Izraeli urdhëron zbrazjen e Qytetit të Gazës: Kush qëndron do të konsiderohet si militant

Kandidati i AAK-së për kryetar të Kamenicës: Prioriteti ynë është siguria dhe digjitalizimi i shkollave në Kamenicë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Kamenicës: Prioriteti ynë është siguria dhe digjitalizimi i shkollave në Kamenicë

Bora e parë bie në Pepaj të Rugovës

Bora e parë bie në Pepaj të Rugovës

Izraeli kapi 6 anije të Flotës Globale Sumud, mes pengjeve është edhe Greta Thunberg

Izraeli kapi 6 anije të Flotës Globale Sumud, mes pengjeve është edhe Greta Thunberg

Bashkimi ia sheh ‘hajrin’ humbjes, kualifikohet megjithatë për herë të parë në FIBA Europe Cup

Bashkimi ia sheh ‘hajrin’ humbjes, kualifikohet megjithatë për herë të parë në FIBA Europe Cup

Bajrami: Gabim të pritet që Lista Serbe të marrë përkrahjen e LVV-së

Bajrami: Gabim të pritet që Lista Serbe të marrë përkrahjen e LVV-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën