Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava i shoqëruar nga kryeministri i vendit Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit Hajrullah Çeku, në prag të fillimit të muajit të Ramazanit vizituan dy xhamitë e restauruara në Prishtinë, xhaminë “Pirinaz” dhe xhaminë “Alaudin.
Gjatë kësaj vizite kryeministri Kurti uroi besimtarët myslimanë me rastin e fillimi të muajit të Ramazanit.
Kurti për xhamin e restauruar në Prishtinë tha se ka rezultuar me një xhevahir në kryeqytet. Ai tha se kjo xhami e vjetër mbi katër shekuj e gjysmë është një pikë turistike për banorët vendës por edhe vizitorët e huaj
“Xhamia e restauruar Pirinaz në lagjen Dodona të Prishtinës.. për të parë renovimin i cili ka rezultuar me një xhevahir në kryeqytet me qenë se është tejet i bukur diku së paku katër shekujë e gjysmë i moqëm dhe paraqet një pikë turistike edhe për njerëzit brenda vendit, por sidomos për ata që vijnë e vizitojnë vendin tonë”, tha Kurti.
Ndërsa, myftiu Naim Tërnava, shprehi falënderime për kryeministrin Kurti që në natën e Ramazanit ka ndër kohë për t’i vizituar këto dy xhami.
Falënderoj kryeministrin që sonte në këtë natë të madhe ka ndarë kohën që të vizitojë edhe pse është ditë e diel të vizitoi xhamin Pirinaz. Është nder dhe respekt për ne si Bashkësi Islame dhe gjithë besimtarët”, u shpreh Tërnava
Ai vlerësoi edhe punënë e ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku që po bënë në restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore.
Pas vizitës në xhamin “Alaudin”, Kurti uroi për muajin e Ramzanit.
“Kjo vizitë është në prag të muajit të shenjtë të Ramzanit dhe në këtë natë të madhe kur të gjithë përgatitemi për agjërimin i cili na bënë t’i përkushtohemi anës shpirtërore dhe na fisnikëron të kemi mundësinë të kemi një vizitë të tillë të bukur dhe domethënëse, andaj Zoti ua bëftë kabull dhe ju dëshirojë agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve në këtë muaj të shenjtë i cili fillon ditën e nesërme”, u shpreh Kurti./teve1.info