TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Në përvjetorin e masakrës së Krushës kërkohet zbardhja e fatit të 60 personave të zhdukur

by Tëvë1
6 muaj ago
0
A A
​Në përvjetorin e masakrës së Krushës kërkohet zbardhja e fatit të 60 personave të zhdukur

Me rastin e 26-vjetorit të masakrës së Krushës së Vogël, presidentja Vjosa Osmani tha se Krusha e Vogël është një simbol i qëndresës dhe rinisjes pas dhimbjes, duke përmendur se populli shqiptar qëndroi i palëkundur edhe në vitet e tmerrit.

Pas homazheve, Osmani u shpreh se masakra e Krushës së Vogël ishte një nga mizoritë më të tmerrshme të regjimit serb dhe tha se asnjëherë nuk do të fshihet e vërteta për atë që ndodhi atje.

“Ky përvjetor është jo vetëm një ditë e dhimbjes, por edhe e kujtesës dhe krenarisë për më të dashurit tanë. Një ditë kur edhe heshtja kumbon më shumë se fjalët. Me 26 mars 99-të, në këtë fshat të vogël, por me zemër të madhe, ndodhi një nga mizoritë më të tmerrshme të regjimit gjenocidal të Serbisë. Vetëm në dy ditë u vranë dhe u masakruan 113 banorë të Krushës së Vogël, djem, burra e fëmijë. Një fshat i tërë u kthye në një varrezë, në një kujtim të përjetshëm të barbarisë që njohu njerëzimi në prag të shekullit të ri. Forcat serbe nuk u ndalen vetëm me vrasje, ata dogjën trupat për t’i mbuluar gjurmët e krimit, por asnjëherë nuk munden ta fshehin të vërtetën. Nga rrënojat e Krushës së Vogël, nga plagët e saj, nga toka e djegur kanë dalë njerëzit më të fortë, më qendrëstar që mund t’i njeh njerëzimi. Ajo që ndodhi këtu nuk do të harrohet kurrë, jo për hakmarrje, por për të mos u përsëritur asnjëherë. Sot, Krusha ecën përpara, sot Kosova ecën përpara, por asnjëherë duke mos u dorëzuar nga kërkesa dhe puna jonë për drejtësi, drejtësi për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë. Krusha e Vogël është dëshmi e përjetshme e qëndresës sonë dhe drejtësia sado që të vonohet ajo do të vijë. E ne nuk do të ndalemi kurrë së punuari për atë ditë”, tha Osmani.

I pranishëm në këtë tubim përkujtimor ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili nënvizoi se është çështje urgjente adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës, pasi siç tha ai, përderisa këto krime nuk vjetrohen, dëshmitarët e këtyre mizorive vit pas viti po plaken e po pakësohen.

Ai kërkoi që gjykatat dhe prokuroria të angazhohen më fuqishëm për të sjellë drejtësi për viktimat e luftës dhe për të siguruar që krimet nuk mbeten të pandëshkuara.

“Është çështje urgjente adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës, sepse, përderisa këto krime nuk vjetrohen dëshmitarët e këtyre mizorive vit pas viti po plaken e po pakësohen. Përballë një gjenocidi kaq të egër, ka vetëm një përgjigje dinjitoze, të vihet në vend drejtësia si një imperativ moral e universal për çdo viktimë. Masa e krimit atë botë e detyroi NATO-n të ndërhynte. Nuk mund të mos jepet drejtësia për një masë të tillë krimi. Me përgjegjësinë më të lartë institucionale e kombëtare duhet të vazhdojmë më përkushtim adresimin e krimeve të luftës para drejtësisë dhe para historisë. Jam shumë optimist se për siguri e për zhvillim, për demokraci, po ecim e do të ecim edhe më shpejtë përpara, por ajo që na ka ngel mbrapa është drejtësia. Drejtësia ka ngelë prapa pothuajse çdo aspekt, përfshirë këtu adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Kushtet e punës i kanë, të ardhurat i kanë të mira, por nuk ua jap dot guximin dhe vullnetin. Prokuroria dhe gjyqësia në këto kohë kur po bëhen 26 vjet nga çlirimi i Kosovës e dëshmitarët po plaken e po pakësohen, duhet të kenë imperativ moral e kombëtar, të trajtojnë me urgjencë të paparë këtë çështje, sepse nuk mbyllen plagët, e nuk kemi prehje përderisa kriminelet nuk gjykohen e nuk ndëshkohen, e kjo tashmë mund të bëhet edhe mungesë”, tha Kurti.

Kryetari i fshatit, Shkelzen Hajdari theksoi rëndësinë e nderimit të martirëve dhe kujtimin e tyre për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

Ai bëri thirrje për zbardhjen e fatit të 60 personave të zhdukur dhe kërkoi nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare që të kujdesen për gjetjen e të zhdukurve.

“Kjo ditë është një moment i rëndësishëm për t’i nderuar ata që dhanë jetën dhe sakrifikuan çdo gjë për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë. Krusha e Vogël është një simbol i rezistencës dhe qëndresës. Në këtë ditë të shënuar kujtojmë martirët e Krushës, ata që dhanë jetën për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Më 26 mars, 1999, Krusha e Vogël u shndërrua në një vatër të dhimbjes dhe tragjedisë, ku shumë njerëz të pafajshëm, burra dhe fëmijë u vranë dhe masakruan nga forcat policore serbe. Nga kjo masakër mbeten të zhdukur edhe 60 persona, si pasojë e kësaj masakre mbeten jetim 145 fëmijë dhe 82 gra të reja. Nga këtu në emër të nënave të Krushës bëjmë apel institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që t’u dihet fati edhe 60 bashkëvendëseve tanë sa më shpejtë. Dita e 26 marsit na kujton se liria është një e drejtë e pacenueshme dhe se asnjë akt i dhunës nuk mund të shuajë shpresën për dashurinë, për atdheun tonë”, tha Hajdari.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj tha se mënyra se sa nderohen të gjithë ata që kanë dhënë kontribut të madh, më së miri e tregohet me mënyrën e përgjegjësisë ndaj të ardhmes.

“Sa është dhimbje, aq është edhe krenari. Por dua të theksoj se mënyra se sa i nderojmë martirët dhe gjithë ata që kanë dhënë kontribut të madh, më së miri e tregojmë me mënyrën se si sillemi, me çfarë përgjegjësie ndaj të ardhmes sonë të përbashkët secili nga ne që jemi këtu”, tha Totaj.

Në datat 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit, forcat serbe masakruan 243 persona. Ndërkaq, 893 shtëpi private dhe shoqërore u shkatërruan nga flakët./KP

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore: Kandidatët për kryetarë të komunave, qeverisja e duhur për qytetarët

Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore: Kandidatët për kryetarë të komunave, qeverisja e duhur për qytetarët

Osmani dekoron me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani

Osmani dekoron me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

Draft-statuti i BE-së për Asociacionin “nuk ka gjasa të anulohet”

BE reagon ndaj mbylljes së zyrave të strukturave paralele serbe në Veri: Veprim i pakoordinuar

Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore: Kandidatët për kryetarë të komunave, qeverisja e duhur për qytetarët

Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore: Kandidatët për kryetarë të komunave, qeverisja e duhur për qytetarët

Osmani dekoron me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani

Osmani dekoron me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani

Martiali i bashkohet Ramosit në Meksikë

Martiali i bashkohet Ramosit në Meksikë

AC Milan luan pa Leaon kundër Bolognas

AC Milan luan pa Leaon kundër Bolognas

Besa Famgas e kalon me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane

Besa Famgas e kalon me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane

Xhaka e ka gjallëruar qytetin e Sunderlandit

Xhaka e ka gjallëruar qytetin e Sunderlandit

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën