Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë numërimin e votave të kandidatëve për deputetë të martën në orën 16:00.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për TËVË1.
Elezi ka thënë se procesi i numërimit do të fillojë në qendrat e numërimit në Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.
Ndërkaq në qendrat tjera sipas tij do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative
“Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin ë komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh. Procesi i numërimit në Qendrat tjera do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative”, ka thënë Elezi./teve1.info/