TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Në një fshat në Ferizaj dyshohet se u dhunua një 14 vjeçare nga shoferi i autobusit që transportonte nxënës

Një rast dhunimi dyshohet ketë ndodhur në një fshat të komunës së Ferizajt. Dyshohet se një e mitur e moshës 14 vjeçare është abuzuar seksualisht nga shoferi i autobusit që dërgonte nxënësit në shkollë. Sipas Gjykatës Themelore dyshohet se personi me inicialet I.R ka abuzuar seksualisht me të miturën nga prilli i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti.

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Në një fshat në Ferizaj dyshohet se u dhunua një 14 vjeçare nga shoferi i autobusit që transportonte nxënës

Një e mitur 14 vjeçare dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një shofer i autobusit që supozohej t’i dërgonte nxënësit në shkollë në një fshat në Ferizaj.

Sipas Gjykatës Themelore në Ferizaj në periudhë kohore nga muaji prill i vitit të kaluar deri në muajin mars të viti 2024, i pandehuri në vazhdimësi ka detyruar të miturën që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj.

Reklamë

“Në një vend pak a shumë si ky që ndodhemi tani ne ku nuk ka shtëpi, sipas njoftimit të Gjykatës, i dyshuari kishte ndalur autobusin dhe kishte detyruar të miturën të kryej marrëdhënie seksuale me të.”

Nga kjo Gjykatë bënë të ditur se i dyshuari me inicialet I.R tashmë ndodhet në paraburgim.

Më shumë detaje nuk kanë dhënë as nga Prokuroria Themelore duke thënë se rasti është në procedurë hetimore por kanë bërë të ditur se ende nuk është ngritur aktakuza për këtë rast.

Autobusi që i transportonte nxënësit, ishte kompani private që operon në këtë vend, por që ishte kontraktuar nga komuna për bartjen e nxënësve në shkollë.

Selim Marevci nga Komuna e Ferizajt ka thënë se nuk kanë qenë në dijeni për këtë rast pasi nuk kanë pasur ndonjëherë ankesë nga asnjëra palë.

“Ne nuk kemi pasur fatkeqësisht asnjë lloj ankese nga prindërit apo nga nxënësja në fjalë sepse çdo muaj bëhet mbledhja e këshillit të komunës, mirëpo as aty nuk është paraqitur si rast as nga shoqëria civile as nga mediat që janë prezentë aty, nuk kemi pasur informata përpos tash që u bënë publike”,  ka thënë zëdhënësi i komunës.

Derisa nga rrjeti i OJQ-ve AVONET kanë thënë se kompania private tashmë ka ndërmarrë masat ndaj shoferit dhe që presin zbardhjen e këtij rasti.

“Komuna kontrakton disa kompani të ndryshme për transportimin e nxënësve për shkak të distancës dhe keqpërdorimi nga këta individë personal për neve është jashtëzakonisht shqetësuese, ne kemi info që kompania në fjalë që ka tenderin për bartjen e nxënësve tashmë ka ndërmarrë masa të largimit të punëtorit në fjalë”, ka deklaruar Shefki Berisha – udhëheqës u departamentit për hulumtime në AVONET.

Në njoftimin e gjykatës thuhet poashtu se i pandehuri në kohë të pacaktuar në disa raste e dërgon të miturën tek një motel në Ferizaj dhe aty kryen marrëdhënie seksuale përkundër refuzimit të saj.

Kronikë e realizuar nga gazetarja: Gresa Bardhecaj

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga  kati i tetë i një ndërtese

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga kati i tetë i një ndërtese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti për javën e ardhshme

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO

Rritet nataliteti në vend, këtë vit lindën më shumë djem

Rritet nataliteti në vend, këtë vit lindën më shumë djem

Reali i fortë për Oviedon

Reali i fortë për Oviedon

KB Bora konfirmon miqësoret para fillimit të sezonit

KB Bora konfirmon miqësoret para fillimit të sezonit

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga  kati i tetë i një ndërtese

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga kati i tetë i një ndërtese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti për javën e ardhshme

Prishtina fiton derbin ndaj Llapit

Prishtina fiton derbin ndaj Llapit

Dy të vdekur në një aksident në Sarandë

Dy të vdekur në një aksident në Sarandë

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X