Në Mitrovicë të Veriut është vendosur gurthemeli për ndërtimin e objektit të Administratës Tatimore të Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
“Sot Mitrovicën e Veriut vendosëm gurthemelin për nisjen e punimeve në ndërtesën që do të bëhet shtëpia e re e Administratës Tatimore të Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Me këtë investim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shërbimet e ATK-së do të jenë më afër tatimpaguesve në çdo cep të vendit gjë që do të ndihmojë edhe procesin e fiskalizimit që tashmë është në zbatim e sipër”, ka shkruar ai.







