TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në mesin e 16 oficerëve diplomon edhe djali i bashkëluftëtarit të Adem Jasharit

Në mesin e 16 kadetëve që morën gradën oficer të FSK-së të enjten, ishte edhe Kushtrim Fazliu. Ky i fundit e mban emrin e Kushtrim Jasharit, djalit të komandantit legjendar, Adem Jasharit, ndërsa atë ia vendosi babai i tij, Shekip Fazliu, i cili në luftimet heroike të marsit në Prekaz, luftoi krah për krahu me Adem e Kushtrim Jasharin.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
1
A A
Në mesin e 16 oficerëve diplomon edhe djali i bashkëluftëtarit të Adem Jasharit

Në kazermën që e mban emrin e komandantit legjendar, oficerët erdhën me krenari.

E që Kushtrim Fazliu, u shoqërua nga babai i tij, Shekipi.

Ky i fundit, 26 vjet më parë, luftoi krah për krah me Adem Jasharin, në luftimet e marsit në Prekaz.

E gati tri dekada pas kësaj beteje të lavdishme, Kushtrimi do ta marrë gradën oficer në  Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Këtë moment mëzi po e pret, ish-bashkëluftëtari i Adem Jasharit.

“Tani ndihem shumë mirë, që edhe biri im, është bartës i uniformës e cila e ka origjinën tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe shpresojmë që gjeneratat e ardhshme, tani ta mbajnë me nder e krenari”, tregoi Shekip Fazliu.

E bashkëluftëtar i Shekip Fazliut, ishte edhe djali i Adem Jasharit, Kushtrimi.

Emrin e këtij të fundit, Fazliu ia vendosi të birit.

“Gjithë kemi qenë me shpresën për një ditë më të mirë, mirëpo atë të cilën e përjetova këtu, nuk e kam menduar asnjëherë gjatë luftimit tim në frontet e luftës dhe kjo më bën të ndihëm edhe më mirë”, rrëfeu Fazliu për Tëvë1.

E momenti të cilin nuk e kishin menduar në vitin 1998, erdhi në vitin 2024.

Kushtrim Fazliu, ishte njeri nga 16 oficerë kadetët e gjeneratës 2024, që mori gradën oficer.

Oficeri i ri i ushtrisë së Kosovës, thotë se ndihet krenar që do t’i shërbejë atdheut.

Madje për këtë, edhe u betua.

“Ndihem shumë krenar për këtë vit që pata fatin me diplomuar në Qendrën për Studime Universitare. Bashkë me këtë krenari, kam edhe një obligim tjetër për gjakun e dëshmorëve dhe të tjerëve që kanë jep jetën që unë të jem në gjendje të diplomoj”, tha oficeri i FSK-së Kushtrim Fazliu.

Bashkë me Kushtrimin, gradën oficer e morën edhe 15 kadetë të tjerë të gjeneratës 2024 të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot kryesisht i vranët të hënën

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën