TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në Kosovë edhe fëmijët 9 vjeç përdorues të marihuanës

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Në Kosovë edhe fëmijët 9 vjeç përdorues të marihuanës

Ylli është një i ri i cili duke iu ruajtur identiteti dhe ndryshuar emri, ka pranuar të flasë hapur për emisionin arsimor “Kriter” në RTK, rreth përdorimit të substancave narkotike.

Ylli tregon se ishte vetëm 13 vjeç kur filloi përdorimin e substancës marihuanë, këtë gjë e bëri nga kureshtja. Por nuk u ndalë aty, për shtatë vite ishte përdorues i marihuanës dhe në disa raste edhe i llojit të substancës narkotike heroinë.

“Mosha jem ka qenë në klasën e 9-të, kam filluar nga kureshtja, mendjemadhësisë mund të thënë”, thotë ai.

“Substancën narkotike marihuanë, cigare edhe kam provuar herën e parë dhe mbeta në te. Shpesh e kam konsumuar, gati çdo ditë. Ajo pastaj po të detyronte ta bësh, nuk po mund të rrije më pa të”, tregon Ylli për RTK-në.

Mosha mesatare e përdorimit të marihuanës në Kosovë, është 15 vjeç. Por janë shënuar raste kur fëmijët 9 vjeç kanë përdorur këtë substancë narkotike.

“Mosha mesatare ka rënë në kufijtë e poshtëm ku s’ka ku shkon më poshtë është diku 15 vjeç kur dikush fillon për herë të parë përdorimin e drogës”, thotë Safet Blakaj nga organizata “Labyrinth”.

Policia e Kosovës, përkatësisht njësia antidrogë, për posedim të narkotikëve të llojit marihuanë ka ndaluar 59 persona.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti për të mitur, gjatë vitit 2021 ka pranuar 21 raste për 22 persona me veprën penale, posedim i paautorizuar i narkotikëve

“Në vitin 2021 kemi ndaluar 59 persona të moshës 14 deri në 18 vjet. E prej tyre kanë qenë 13 raste  në shkolla dhe rreth shkollave. Ne bëjmë aktivitete parandaluese, të cilat kanë efekt. Bashkëpunojmë me drejtorinë e bashkësisë në polici, që mbajnë ligjërata në shkolla”, thotë major Reshat Murseli – drejtori i drejtorisë antidrogë për RTK-në.

E nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka të dhëna për të rinjtë që janë përdorues të drogës.

“Shumica prej këtyre  21 rasteve të cilat kanë qenë të pranuara në prokurori, janë trajtuar e janë shqyrtuar. Nga këta prokurorë shumica janë zgjidhur me propozimin e masave  të deversitetit dhe masave edukative”, thotë Laureta Ulaj nga Prokuroria e Prishtinës.

Ndihmë u është ofruar edhe 107 personave përgjatë vitit 2021 në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nga kjo shifër 30 prej tyre janë trajtuar me probleme të varësisë në heroinë, 13 varësi në marihuanë, 28 persona me varësi në të gjitha substancat narkotike, 33 varësi në barna qetësuese, 2 persona në varësi të lojërave të fatit dhe 1 person varësi në bixhoz./RTK

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën