TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në janar fillon gjykimi ndaj Mustafës, dyshohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Ngritet aktakuzë ndaj Agron Mustafës për dëmtim të Telekomit të Kosovës me mbi 6 milionë Euro

Procesi gjyqësor ndaj ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa pritet të fillojë në janar të vitit 2024 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me akuzën për rastin “PAYKOS”, e që dëmi i pretenduar ndaj Telekomit pretendohet të jetë afër 7 milionë euro.

Mustafa ngarkohet se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

Një lajm i tillë u bë i ditur nga gjykatësi i ngarkuar për gjykim të kësaj lënde, Sabit Sadikaj.

Sipas gjykatësit Sadikaj, lënda do të trajtohet në bazë të radhës se kur është dorëzuar aktakuza nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, më 4 maj 2023 Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte njoftuar për ngritje të aktakuzës ndaj Mustafës.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës SH.A në Prishtinë, më 16.03.2015 e në vazhdimësi me dije ka vepruar në dëm të PTK-së, ashtu që përmes lidhjes së anekseve, marrëveshjeve duke ndryshuar kushtet e kontratës në disfavor të ndërmarrjes që ka përfaqësuar, në vend që t’i mbrojë interesat e saj, i njëjti me dashje i ka shkaktuar dëm në shkallë të madhe Telekomit të Kosovës, dhe atë në vlerë prej 6,796,732 € (gjashtë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e dy euro)”, thuhej në njoftim.

Me këtë, ngarkohet se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 291, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, dhe lidhur me nenin 81, paragrafi 1, nënparagrafi  1.2 dhe 1.5 të KPRK-së, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

“Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhej në njoftim.

Ndryshe, Mustafa ngarkohej edhe në një rast tjetër, për të cilin në dhjetor të vitit 2022, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë, e cila me 21 shtator 2021, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj tre ish-drejtuesve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Agron Mustafa, Ejup Qerimi dhe Rexhë Gjonbalaj, të akuzuar për korrupsion.

 

Tags: Agron MustafaGjykata Themelore ne PrishtineTelekomi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Ismaili pret në takim Malajn: Kosova dhe Shqipëria synojnë forcimin e bashkëpunimit financiar

Ismaili pret në takim Malajn: Kosova dhe Shqipëria synojnë forcimin e bashkëpunimit financiar

​Shpërthim në një pikë karburanti në afërsi të Brrylit në Tiranë, tre të lënduar

​Shpërthim në një pikë karburanti në afërsi të Brrylit në Tiranë, tre të lënduar

Kërkohet përgjithmonë përjashtimi i Argjentinës nga Kupa e Botës, peticioni firmoset nga 23 milionë tifozë

Argjentina zgjedh kapitenin e ri, Romero trashëgimtar i Messit

Messi dëshiron ta blejë klubin spanjoll nga kategoria e dytë

Messi dëshiron ta blejë klubin spanjoll nga kategoria e dytë

Spektakli i Championsit vazhdon: Sonte përballje gjigantësh në Evropë

Spektakli i Championsit vazhdon: Sonte përballje gjigantësh në Evropë

Nis sot java e katërt në Superligë, Prishtina përballë Vushtrrisë

Superliga e futbollit vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja te derbi Gjilani-Ballkani

Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

​Apple prezanton sot iPhone 18, pritet model i palosshëm dhe çmim më i lartë

​Apple prezanton sot iPhone 18, pritet model i palosshëm dhe çmim më i lartë

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën