TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në gjykimin për Ibër-Lepencin, përfaqësuesja dhe i dëmtuari flasin për dëmet dhe rrezikun pas shpërthimit

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Në gjykimin për Ibër-Lepencin, përfaqësuesja dhe i dëmtuari flasin për dëmet dhe rrezikun pas shpërthimit

Pas deklarimit të pafajësisë nga të akuzuarit, në seancë kanë folur edhe përfaqësues të Ibër-Lepencit dhe një nga të dëmtuarit, të cilët kanë përshkruar pasojat e sulmit dhe ndikimin që pati në infrastrukturën kritike të vendit.

Përfaqësuesja e Ibër-Lepencit, Nagjije Sadiku, ka deklaruar se përveç dëmeve materiale, sulmi ka shkaktuar pasiguri dhe frikë te punëtorët që kanë intervenuar në terren pas shpërthimit.

Ajo ka thënë se shpërthimi ishte i fuqishëm dhe kishte dëmtuar infrastrukturën kritike me të cilën operon Ibër-Lepenci, duke përfshirë furnizimin me ujë industrial, ujësjellësat, KEK-un, Feronikelin dhe industri të tjera.

“Ibër-Lepenci përpos që ka pasur një sfidë shumë të madhe në ditën e ngjarjes, ka pasur edhe rrezikime dhe frikë të krijuar për punëtorët në terren, pasi shpërthimi ka qenë shumë i madh dhe ka dëmtuar infrastrukturën kritike me të cilën operon Ibër-Lepenci me furnizim me ujë industrial, ujësjellësat, KEK, Feronikelin dhe industritë e tjera”, ka thënë Sadiku.

Sipas saj, pas sulmit është dashur të ndërmerren masa të menjëhershme për të parandaluar dëmtimin e pronave përreth dhe për të gjetur zgjidhje teknike, në mënyrë që furnizimi me ujë për industritë të mos ndërpritej.

“Përpos kësaj është dashur të merren hapa menjëherë, të merren masa që të mos dëmtohen pronat përreth dhe që të bëhen zgjidhje teknike që industritë që furnizohen me ujë të mos ndërpriten. Kemi pësuar dëme në vlerë të madhe materiale”, ka deklaruar Sadiku.

Ndërkaq, i dëmtuari Ernest Kërqeli ka thënë se sulmi ka paraqitur rrezik për një krizë të madhe energjetike dhe sanitare në vend, për shkak të mundësisë së ndërprerjes së furnizimit me ujë dhe ndikimit në sektorë të rëndësishëm.

“Vlen të theksohet se Kosova ka pasur mundësi që të hyjë në krizë të madhe energjetike dhe në krizë të madhe sanitare, si pasojë e mungesës së ujit për pije dhe të amvisërisë”, ka thënë Kërqeli.

Ai ka shtuar se pas incidentit ekipet kanë reaguar menjëherë dhe se ndërhyrja në terren ka qenë sfiduese për shkak të kushteve.

“Meqë jam drejtor i infrastrukturës, na është dashur të jemi vija e parë e intervenimit dhe pas një ore kemi mbërritur në vendin e ngjarjes. Ka qenë errësirë, ka qenë frikë e madhe”, ka deklaruar Kërqeli.

Pas këtyre deklarimeve, në seancë ka vazhduar paraqitja e pretendimeve të Prokurorisë. Prokurori Bekim Kodraliu ka deklaruar se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të paraqiten prova që, sipas tij, dëshmojnë për përfshirjen e të akuzuarve në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.

“Do të vërtetohet se tre të akuzuarit bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit ushtarak, rreth 20 kg TNT, në kanalin e Ibër-Lepencit, duke shkaktuar dëmtime të rënda materiale, ndërprerje të furnizimit me ujë dhe duke rrezikuar seriozisht furnizimin me energji elektrike në nivel vendi”, ka thënë Kodraliu./teve1.info/

Tags: Gjykata Themeloresulmi Iber-Lepencte akuzuaritTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Ferizaj konfiskohen gjashtë traktorë me dru pa dokumentacion

Në Ferizaj konfiskohen gjashtë traktorë me dru pa dokumentacion

Vazhdojnë temperaturat e larta, bëhet thirrje për kujdes

Temperatura të larta edhe gjatë javës së ardhshme

Shtrenjtimi i rrymës nuk prek veriun, disa qytetarë thonë se rryma duhet paguar

Njohësit e sigurisë:Narrativat serbo-ruse synojnë të frikësojnë serbët e Kosovës

Rinia Demokratike anulon aksionin e sotëm në nderim të policit të ndjerë, Altin Kryeziu

Albulena Haxhiu, deputete apo u.d e presidentes? – çka thotë Kushtetuta?

Albulena Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës

Shpërthen zjarri në fshatin Kollë të Vushtrrisë

Shpërthen zjarri në fshatin Kollë të Vushtrrisë

Trump pas dështimit të bisedimeve tregtare me Kanadanë: Duan përfitimet, por jo të bëhen pjesë e SHBA-së

Trump pas dështimit të bisedimeve tregtare me Kanadanë: Duan përfitimet, por jo të bëhen pjesë e SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën