TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në Gjermani rritet shkalla e krimit kundër politikanëve

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Në Gjermani rritet shkalla e krimit kundër politikanëve

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser

Gjermania është duke u përballur me përshkallëzim të rrezikshëm të agresionit politik, pasi vendi ka përjetuar rritje të mprehtë të sulmeve kundër personave që janë aktivë në skenën politike, ka thënë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.

“Ne duhet t’i japim fund kësaj spiraleje”, ka thënë politikanja social-demokrate në një artikull të shkruar për edicionin e së shtunës të gazetës gjermane, Welt.

Vitin e kaluar janë regjistruar 3.691 vepra penale kundër zyrtarëve publikë partiakë, dhe 80 prej tyre kanë qenë të dhunshme.

Kjo shifër përbën 85 për qind rritje në krahasim me vitin 2022, kur janë regjistruar 1.994 shkelje.

“Këta persona janë kërcënuar, zyrat e tyre janë sulmuar, shtëpitë e tyre janë rrethuar, pronat e tyre private janë dëmtuar ose shkatërruar”, ka shkruar Faeser.

Të martën e javës së ardhshme ajo planifikon t’i prezantojë statistikat për krimet e motivuara politikisht që janë regjistruar më 2023, shkruan REL. Ajo e ka përmendur në veçanti sulmin ndaj deputetit gjerman Matthias Ecke, i cili është rrahur dhe është dërguar më pas në spital në qytetin e Dresdenit, në fillim të majit.

“Është kuminacion i dhimbshëm i një numri të madh të tentimeve për frikësim, i kërcënimeve dhe akteve të dhunës në javët e fundit. Ne duhet të tregojmë se shteti kushtetues nuk do të tolerojë këtë qasje”, ka thënë ajo.

Ministrja gjermane ka vënë re se shkalla e sulmeve është rritur së fundmi edhe ndaj vullnetarëve, zyrtarëve policorë dhe atyre të kërkim-shpëtimit.

Tags: GjermaniMatthias EckeNancy Faeser
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rubio: Trump propozoi zhvendosje të përkohshme të palestinezëve për rindërtim të Gazës

Operacioni amerikan në Iran pritet të përfundojë brenda “javësh, jo muajsh”

Pas takimit të G7-ës, Gjermania i kërkon Iranit të angazhohet në negociata serioze me SHBA-në

Pas takimit të G7-ës, Gjermania i kërkon Iranit të angazhohet në negociata serioze me SHBA-në

Gjermania thotë se Rusia po ndihmon Iranin të identifikojë objektivat e sulmit

Gjermania thotë se Rusia po ndihmon Iranin të identifikojë objektivat e sulmit

Erërat e forta rrëzojnë pemët në Vlorë

Erërat e forta rrëzojnë pemët në Vlorë

“Këndi i Debatit” 27.03.2026

“Këndi i Debatit” 27.03.2026

LDK: KEDS ka refuzuar t’i pranojë qindra dëshmi të manipulimit me njehsorët e energjisë

Humbi babanë e dy vëllezërit gjatë sulmeve të marsit- Rrëfimi i Ardian Ramës

Humbi babanë e dy vëllezërit gjatë sulmeve të marsit- Rrëfimi i Ardian Ramës

Sulmi ndaj mjekes nga qentë endacakë, rrezikun në QKUK po e ndjejnë edhe qytetarët e tjerë

Sulmi ndaj mjekes nga qentë endacakë, rrezikun në QKUK po e ndjejnë edhe qytetarët e tjerë

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Ndeshja Kosovë-Turqi, një biletë në tregun e zi deri në 500 euro

16 kandidatë kanë aplikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së

 Përmbaruesi ia tërheq mbi 150 mijë euro RTK-së

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën