TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria kërkon dënimin e 13 të akuzuarve për bixhoz dhe vepra të tjera – mbrojtja lirimin e tyre

by Tëvë1
3 orë ago
2
A A
10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kontrabandë me mallra, shmangie tatimi dhe shpëlarje të parave, të martën u dhanë fjalët përfundimtare nga palët në procedurë. Prokuroria kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, ndërkaq mbrojtja kërkoi aktgjykim lirues në mungesë të provave.

Të akuzuar në këtë rast janë: Astrit Krasniqi, Istref Veliqi, Blerim Imeri, Flakron Maqani, Xhavit Krasniqi, Bylbyl Hebibi, Skender Fetaj, Habil Krasniqi, Nexhat Ejupi, Armend Danqeli, Arben Krasniqi, Dodë Rica dhe Kreshnik Myrtollari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja speciale, Habibe Salihu, fillimisht kërkoi që të bëhet një precizimin në çdo pikë të aktakuzës që ka të bëjë me veprën penale “Organizim i skemave priamidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Prokurorja propozoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë duke pasur parasysh përgjegjësinë penalo-juridike për secilin. Ajo shtoi se para vendimmarrjes, Gjykata duhet të ketë parasysh se disa nga të akuzuarit kaë qenë të akuzuar edhe më parë pikërisht për këto vepra penale.

Më pas, mbrojtësi i të akuzuarit Astrit Krasniqi, avokati Alban Makolli, në elaborimin e fjalës përfundimtare deklaroi se nga të gjitha provat që janë administruar në këtë shqyrtim gjyqësor, nuk është vërtetuar kryerja e asnjërës vepër penale nga i mbrojturi i tij.

Avokati Makolli, kërkoi që mëdyshjet të interpretohen në favor të të akuzuarit Krasniqi dhe që i njëjti të lirohet nga akuza.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Arben Krasniqi, avokati Florent Latifaj, propozoi që në mungesë të provave, i mbrojturi i tij të lirohet nga aktakuza dhe dorëzoi me shkrim fjalën përfundimtare.

Po ashtu, pas dorëzimit të fjalës përfundimtare më shkrim, mbrojtësi i të akuzuarit Blerim Imeri, avokati Fatlum Podvorica deklaroi se është e vërtetë që të akuzuarit të cilët i përmendit prokurorja Salihu, kanë qenë të akuzuar për vepra penale të ngjashme, mirëpo të gjithë janë shpallur të pafajshëm me vendim të formës së prerë.

Avokati Podvorica i propozoi Gjykatës që i akuzuari Imeri të lirohet nga të gjitha pikat e aktakuzës dhe t’i kthehen aparatet dhe të gjitha pasuritë të cila i janë ndaluar.

Më pastaj, mbrojtësi i të akuzuarit Skender Fetaj, avokati Granit Vokshi gjatë elaborimit të fjalës përfunimtare deklaroi se askund në arsyetim të aktakuzës nuk theksohet se, në kompaninë në të cilën është pronar i akuzuari Fetaj, është gjetur ndonjë aparat i duplifikuar. Kërkoi nga Gjykata që për të akuzuarin Fetaj të shpall aktgjykim lirues.

Në vijim, mbrojtësi i të akuzuarit Flakron Maqani, avokati Naim Rudari, në fjalën përfundimtari deklaroi se Prokuroria e ka sjellë këtë çështje deri në këtë stad të procedurës vetëm me dyshime të Policisë, ndërsa ky proces gjyqësor po përfundon me këto dyshimë pa u vërtetuar asgjë.

Rudari deklaroi se i vetmi aktgjykim i drejtë dhe i ligjshëm do të ishte aktgjykimi lirues, për shkak se nuk është provuar se i akuzuari ka kryer asnjë nga veprat penale.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Bylbyl Hebibi, avokati Fazli Brahaj, gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare deklaroi se në lidhje më të mbrojturin e tij, nuk është vërtëtuar me asnjë provë se ka kryer vepër penale.

Avokati Brahaj kërkoi nga Gjykata që i akuzuari Hebibi të lirohet nga akuza për të gjitha veprat penale me të cilat ngarkohet.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Habil Krasniqi, avokati Asdren Hoxha, në fjalën përfundimtare deklaroi se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë përtej dyshimit të bazuar mirë se i mbrojturi i tij ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Hoxha shtoi se për veprën penale “Shmangie nga tatimi” ka arritur parashrimi absolut, andaj kërkoi nga Gjykata që për këtë vepër të nxirret aktgjykim refuzues. Kurse, për vepra tjera, kërkoi që në mungesë të provave i akuzuari Hoxha të lirohet nga nga akuza.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Kushtrim Myrtollari, avokati Kujtim Kërveshi, deklaroi se duke qenë që asnjë nga tri veprat penale me të cilat akuzohet i mbrojturi i tij nuk është vërtetuar gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, dhe se në fakt është vërtetuar se ka prova materiale shfajësuese për të njëjtin, qëndron pranë propozimit të theksuar në fjalën përfundimtare të cilën e ka dorëzuar më shkrim, duke kërkuar që i mbrojturi i tij të lirohet nga akuza.

Në fund, mbrojtësi i të akuzuarit Dodë Rica, avokati Argjend Sefa, kërkoi nga Gjykata që të mbrojturin e tij ta lirojë nga aktakuza.

Ndërsa, mbrojtësit e të akuzuarve Istref Veliqi, Armend Danqeli, Xhavit Krasniqi dhe Nexhat Ejupi, avokatët Fjollë Ibrahimi, Feim Alaj, Driton Musliu dhe Visar vehapi, fjalët e tyre përfundimtarë i dorëzuan me shkrim.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), Astrit Krasniqi, Arben Krasniqi, Istref Veliqi, Blerim Imeri, Flakron Maqani, Xhavit Krasniqi dhe Bylbyl Hebibi po akuzohen për kryerjen e veprave penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “Kontrabandimi i mallrave”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Shpëlarja e parave”.

Skender Fetaj dhe Habil Krasniqi po akuzohen për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Shpëlarja e parave”, ndërsa, Nexhat Ejupi dhe Kreshnik Myrtollari akuzohen për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Armend Danqeli po akuzohet nga PSRK-ja për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “Shmangie nga tatimi”, ndërsa për veprën penale “Shmangie nga tatimi” po akuzohet Dodë Ricaj.

Ndryshe, të akuzuar në këtë rast për shmangie nga tatimi kanë qenë edhe Edmond Jakupi dhe Tahir Bërbatovci të cilët pasi që më 24 maj 2021 e kanë pranuar fajësinë, janë dënuar me 2 vite burgim me kusht dhe 2 mijë e 500 euro gjobë./BetimipërDrejtësi/

Tags: gjykata themloreTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Momente dramatike në rrugën A pronari e rrezikon jetën, nuk e lejon rrënimin e shtëpisë

Momente dramatike në rrugën A pronari e rrezikon jetën, nuk e lejon rrënimin e shtëpisë

Bujqit nga Kovragë e Istogut presin kompensime nga shteti

Bujqit nga Kovragë e Istogut presin kompensime nga shteti

Konflikti “Capat” dhe “Sekiraqët” – Ndaj të pakapshmëve të drejtësisë do të zhvillohet gjykim në mungesë

Konflikti “Capat” dhe “Sekiraqët” – Ndaj të pakapshmëve të drejtësisë do të zhvillohet gjykim në mungesë

Alarmon Estofex – Kosova në nivelin e 3-të të rrezikut nga stuhitë

Alarmon Estofex – Kosova në nivelin e 3-të të rrezikut nga stuhitë

​Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë, Carney zotohet të intensifikojë bisedimet tregtare

​Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë, Carney zotohet të intensifikojë bisedimet tregtare

Momente dramatike në rrugën A pronari e rrezikon jetën, nuk e lejon rrënimin e shtëpisë

Momente dramatike në rrugën A pronari e rrezikon jetën, nuk e lejon rrënimin e shtëpisë

Bujqit nga Kovragë e Istogut presin kompensime nga shteti

Bujqit nga Kovragë e Istogut presin kompensime nga shteti

Konflikti “Capat” dhe “Sekiraqët” – Ndaj të pakapshmëve të drejtësisë do të zhvillohet gjykim në mungesë

Konflikti “Capat” dhe “Sekiraqët” – Ndaj të pakapshmëve të drejtësisë do të zhvillohet gjykim në mungesë

Alarmon Estofex – Kosova në nivelin e 3-të të rrezikut nga stuhitë

Alarmon Estofex – Kosova në nivelin e 3-të të rrezikut nga stuhitë

Rrënohen 11 prona afër Ujmanit – Serbët i ndërtuan pa leje në parcelën e “Ibër Lepencit”

Rrënohen 11 prona afër Ujmanit – Serbët i ndërtuan pa leje në parcelën e “Ibër Lepencit”

Haradinaj: Para fillimit të seancës do të kërkojmë një konsultë që të diskutojmë për kandidaturat

Haradinaj kërkon reagim institucional pas stuhisë dhe reshjeve të mëdha në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën