Disa hektarë mal dhe me të mbjellura me mjedra, dredhëza e arra janë përfshirë nga zjarri në fshatin Lloshkobare në Ferizaj.
Hektarët e djegur janë pronë e dy personave
Policia ka thënë se për rastin kanë nisur hetimet, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
“Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin pronës se dy viktimave meshkuj kosovarë, ku janë djegur rreth 3 hektarë me mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra, që janë djegur në tërësi. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info