TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në Fakultetin e Studimeve Islame hapet programi “Studime islame dhe lidership”

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Në Fakultetin e Studimeve Islame hapet programi “Studime islame dhe lidership”

U mblodhën pranë Fakultetit të Studimeve Islame.

E shkak u bë promovimi i programit “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”.

Kjo akademi ka program njëvjeçar për të diplomuarit jashtë vendit në studime Islame dhe për të tjerët të interesuar për këto studime.

E qëllimi i programit “Akademia Studime Islame dhe Lidership” është të ndihmojë të diplomuarit jashtë vendit të ambientohen me rrethanat dhe traditat vendore, që të arrijnë të artikulojnë dhe zbatojnë njohuritë e tyre në mënyrë efektive.

Programi përmban elemente akademike dhe profesionale për të ofruar një përvojë të pasur intelektuale dhe praktike.

E për një fjalë rasti u deklarua myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

“Konfirmimi dhe hapja e kësaj akademie dhe promovimi i programit përfshin në vete edhe shpalljen e një strategjie të re brenda Bashkësisë Islame dhe FSI-së duke përfshirë kështu programe të vetëdijesimit dhe të ndërgjegjësimit si dhe formimit të një lidershipi që ka për qëllim zhvillimin dhe afrimin e besimeve, kulturave, qytetërimeve, bashkëjetesës e respektimit të diversitetit brenda shoqërisë sonë, u tha Tërnava.

Ndërsa specifikat e kësaj akademie i tregoi dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, dr. Islam Hasani.

“Programi do të ofrohet në dy semestra, secili prej tyre nga 15 javë. Ligjëratat janë obligative me prezencë fizike. Programi përmban Bazat e besimit islam, doktrina e ehli synetit, jurisprudenca islame – historiku dhe zhvillimi i saj, sistemi ligjor në Kosovë, historia e Kosovës dhe institucioneve të BIK-ut, këshillimi fetar dhe shpirtëror, organizimi shoqëror në Kosovë”, tha Hasani

I pranishëm në programin e kësaj akademie ishte edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për akreditim, Naim Gashi.

Aty, Gashi u dha një lajm të pranishmëve.

“Njëra nga nëntë institucionet publike në Kosovë e cila është dorëzuar nga Republika e Kosovës në një marrëveshje rajonale të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në atë listë është edhe FSI-ja, kështu që posa të ratifikohet ajo marrëveshje, diplomat e FSI-së dhe të tjera institucioneve publike në Kosovë do të njihen me automatizëm”, tha Gashi.

Kriteret për hyrjen në program janë shtetësia kosovare, ose statusi i rezidentit të përhershëm apo shtetas të vendeve fqinje që dëshirojnë të studiojnë në këtë akademi.

Ndërsa kriter shkollor është medreseja si niveli më i ulët dhe doktoratura si nivel më i lartë.

Si dhe studentët të kenë rrjedhshmëri në gjuhën shqipe, pasi që studimet dhe ligjëratat do të mbahen në gjuhën shqipe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Ende asnjë i dënuar  – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Ende asnjë i dënuar – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Hyn në fuqi Ligji për të Huajt- Serbët thonë se kanë paqartësi për procedurat

Hyn në fuqi Ligji për të Huajt- Serbët thonë se kanë paqartësi për procedurat

14 vjeçarja mposhtë leukeminë – Eljonisa Krasniqi bashkohet me familjen

Bashkëvendësit krenarë me Luana Bajramin pas suksesit në Oscar

Bashkëvendësit krenarë me Luana Bajramin pas suksesit në Oscar

“Mobileje, inventar shtëpiak..”  Kryeqyteti bëhet më deponi zyrtare për mbeturinat inerte  dhe vëllimore

“Mobileje, inventar shtëpiak..” Kryeqyteti bëhet më deponi zyrtare për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Gërvalla fajëson opozitën për bllokimin e procesit të zgjedhjes së presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën