TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në dy muajt e parë të këtij viti, 706 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Në dy muajt e parë të këtij viti, 706 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

Sipas MPB-së, për nëntë vite, nga shtetësia janë liruar 46 mijë e 839 persona, e që është më shumë se sa totali i banorëve të pesë komunave të Kosovës.

4 mijë e 940 ishte numri i qytetarëve që hoqën dorë nga shtetësia kosovare gjatë vitit 2021. Krahasuar me një vit më parë ky numër ishte më i madh për 1 mijë e 307 persona. Ndërkohë, sipas të dhënave për muajin janar dhe shkurt, mesatarisht nga shtetësia kosovare janë liruar rreth 12 kosovarë në ditë.

Behar Haziraj, zyrtar i lartë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës, në një prononcim për Radio Kosovën, tregon numrin e atyre që për arsye të ndryshme hoqën dorë nga shtetësia.

“Për sa i përket heqjes dorë të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga shtetësia, në bazë të Ligjit për Shtetësi, gjatë periudhës janar – shkurt 2022, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 706 persona, prej tyre 341 meshkuj dhe 365 femra”, tha ai.

Haziraj tregon se arsyeja kryesore që shtyn kosovarët të heqin dorë nga shtetësia është ndalimi i dy shtetësisë në shumë vende ku jetojnë ata.

“Arsyet pse këta persona heqin dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e BE-së. Kështu, duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tanë jetojnë tashmë me vite në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e Fitimit të Shtetësisë, janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi. Pra, arsyeja kryesore është ndalimi dy shtetësisë në shumë vende”, pohoi Haziraj.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nga 2013-ta, për nëntë vite, nga shtetësia kosovare janë liruar 46 mijë e 839 persona. Nëse merret për bazë regjistrimi i popullsisë i vitit 2011, ky numër është për 1 mijë e 903 më i vogël se totali i popullsisë së pesë komunave të Kosovës: Shtimea, Hanit të Elezit, Kllokotit, Parteshit dhe Ranillugt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

LDK inicion seancë të jashtëzakonshme për çmimin e lartë të naftës

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Veteranët kërkojnë përgjegjësi, mbyllin protestën me hedhje të ngjyrës së kuqe para Kuvendit

Veteranët kërkojnë përgjegjësi, mbyllin protestën me hedhje të ngjyrës së kuqe para Kuvendit

Çitaku kërkon hetim për ekspozitën: Kërkim falja nuk mjafton për pasaktësitë

Irani konfirmon vdekjen e Komandantit të Marinës së Gardës Revolucionare

Papa Leo XIV hedh poshtë pretendimet se Zoti justifikon luftën në mesazhin e Meshës së Palmave

Papa Leo XIV hedh poshtë pretendimet se Zoti justifikon luftën në mesazhin e Meshës së Palmave

Rikthehet rryma në zonat e prekura pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”

Rikthehet rryma në zonat e prekura pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën