TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në Ditën e Çlirimit, Gërvalla kujton Ibrahim Rugovën: Arkitekti i shtetit të pavarur të Kosovës

by teve1
1 vit ago
0
A A
Në Ditën e Çlirimit, Gërvalla kujton Ibrahim Rugovën: Arkitekti i shtetit të pavarur të Kosovës

Në Ditën e Lirisë, ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e quajtur ideator dhe arkitekt politik të shtetit të pavarur të Kosovës.

Gërvalla ka thënë se përmes rezistencës civile dhe krijimit të institucioneve të pavarura, Rugova ka ndërtuar themelet e shtetësisë së Kosovës, si dhe ka krijuar lidhje të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe demokracitë perëndimore.

“Në Ditën e Lirisë, kujtojmë dhe nderojmë me pietet Presidentin Ibrahim Rugova, ideatorin dhe arkitektin politik të shtetit të pavarur të Kosovës. Ai ndërtoi themelet e shtetësisë së Kosovës përmes rezistencës civile dhe krijimit të institucioneve të pavarura, afirmoi të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për vetëvendosje me vizionin e tij perëndimor, si dhe krijoi lidhje të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe demokracitë perëndimore, duke e shndërruar çështjen e Kosovës në një temë të pakapërcyeshme të agjendës ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje, ajo ka shtuar se kërkesa e vazhdueshme e Rugovës përgjatë një dekade ishte ndalja e gjenocidit dhe shtypjes serbe në Kosovë përmes ndërhyrjes së NATO-s.

“Pas krimeve të tmerrshme serbe në Kosovë, sidomos atyre të viteve 1998-1999, aleanca më e fuqishme ushtarake ndërhyri edhe ushtarakisht për ta ndalur njëherë e përgjithmonë Serbinë gjenocidale. Kapitullimi i Serbisë para forcave të NATO-s shënon Ditën e Çlirimit dhe hapjen e rrugës drejt krijimit të shtetit të lirë, të pavarur dhe demokratik të Kosovës. Figura e ish-presidentit Rugova mbetet simbol i urtësisë, qytetarisë dhe i intelektualit të përkushtuar e të palëkundur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Liri, Pavarësi, Demokraci. Dy të parat i fituam. Me sakrificë të pashoq. Të tretën, demokracinë, duhet ta zhvillojmë e forcojmë çdo ditë”, ka thënë në fund të postimit të saj Gërvalla.

Në Kosovë sot po shënohet 26-vjetori i përfundimit të fushatës 78-ditëshe të bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavinë, që shënoi edhe fundin e luftës së Kosovës.

Tags: Dita e Çlirimit të Kosovësdonika gervallaibrahim rugova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën