TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, KOMF kërkon veprime konkrete për mbrojtjen dhe mirëqenien e tyre

nga teve1
3 muaj më parë
1
A A
Në Ditën Botërore të Fëmijëve, KOMF kërkon veprime konkrete për mbrojtjen dhe mirëqenien e tyre

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka ngritur alarmin për ‘gjendjen e rënduar të të drejtave të fëmijëve në vend’ duke kërkuar reforma të thella dhe veprime konkrete në të gjithë sektorët që ndikojnë në jetën e fëmijëve.

Në reagim thuhet se, megjithëse fëmijët përbëjnë rreth 28% të popullsisë së Kosovës, ata përballen me sfida të mëdha për shkak të një sistemi të brishtë të mbrojtjes, mungesës së investimeve dhe shërbimeve të pamjaftueshme sociale, arsimore dhe shëndetësore.

Reklamë

“Fëmijët përbëjnë rreth 28% të popullsisë së Kosovës, por përballen me një sistem të brishtë të mbrojtjes sociale. Shërbimet sociale dhe skemat e ndihmës vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme dhe diskriminuese, veçanërisht për fëmijët 16-18 vjeç që përjashtohen nga përfitimet. Financimi i pamjaftueshëm rrezikon ndërprerjen e shërbimeve për fëmijë”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas KOMF-it, 72% e fëmijëve përjetojnë dhunë në familje, 600 janë pa kujdes prindëror dhe 5% janë të përfshirë në punë të rënda, ndërsa Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, megjithëse në fuqi prej 2020, ende nuk po zbatohet si duhet.

“Qëndrueshmëria financiare e shërbimeve sociale mbetet ndër sfidat kryesore duke rrezikuar reduktimin e shërbimeve për fëmijët dhe duke mohuar kështu të drejtat themelore për mbrojtje dhe mirëqenie të fëmijëve të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të disponueshme, 72% e fëmijëve në Kosovë përjetojnë forma të dhunshme të disiplinimit brenda mjediseve familjare. Rreth 600 fëmijë janë pa kujdes prindëror. 5% e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë të rënda. Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2020, ende nuk ka gjetur zbatim plotësisht. Shërbimet parandaluese dhe programet e parapara në këtë ligj nuk janë themeluar akoma. Kapacitetet e limituara financiare dhe njerëzore kanë krijuar një sistem të mbrojtjes së fëmijëve, ku sistemi trajton dhe menaxhon rastet e rënda emergjente të cilëve ju rrezikohet siguria apo mirëqenia apo rastet e fëmijëve pasi kanë rënë viktimë e ndonjë forme të abuzimit”,

Tutje thuhet se vetëm 15% e fëmijëve 3–4 vjeç ndjekin edukimin parashkollor, arsimi përballet me sfida të mëdha, rezultatet e Testit të Arritshmërisë janë të ulëta, përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara është e vogël dhe vetëm gjysma e shkollave ofrojnë qasje për ta.

“Kosova vazhdon të ketë nivelin më të ulët të përfshirjes së fëmijëve në edukimin parashkollor krahasuar me vendet e rajonit, me vetëm 15% e fëmijëve në Kosovë të moshës 3 – 4 vjeç që ndjekin programet e zhvillimit ne fëmijërinë e hershme. Sistemi arsimor përballet me sfida dhe probleme të shumta. Kalueshmëria në Testin e Arritshmërisë ishte vetëm 52.1%. Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara është e kufizuar me vetëm 3,903 fëmijë me aftësi të kufizuara të përfshirë në klasat e rregullta. Në anën tjetër, nga 1,044 institucione arsimore, vetëm 609 prej tyre ofrojnë qasje fizike për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërsa mungesa e stafit mbështetës është kritike”, theksohet në reagim.

Ndërkaq, në fushën e shëndetësisë thuhet se shpenzimet nga xhepi për trajtimin e fëmijëve mbeten të larta për shkak të mungesës së sigurimeve shëndetësore.

“Shërbimet për shëndetin mendor të fëmijëve në institucionet publike janë pothuajse inekzistente, me vetëm 7 psikiatër për fëmijë, 10 specialistë të psikologjisë klinike dhe 2 psikologë klinikë në të gjithë vendin. Ndërkohë që mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogës ka rënë nga 18 në 16 vjeç dhe numri i përgjithshëm i përdoruesve të këtyre substancave ka kaluar 30,000, Kosova ende nuk ofron shërbime dhe programe parandaluese dhe rehabilituese për fëmijët dhe adoleshentët përdorues të këtyre substancave. Delinkuenca e të miturve vazhdon të rritet vit pas viti, ku gjatë vitit 2024 nëpër të gjitha Prokuroritë Themelore, janë pranuar 1994 kallëzime penale të reja me 3073 të mitur si kryes të veprave penale”, bëhet e ditur në reagim.

Nisur nga kjo situatë, KOMF ka bërë thirrje për ndërmarrjen e disa veprimeve urgjente si:

· Hartimi dhe zbatimi i politikave dhe programeve për mbështetjen dhe fuqizimin e familjeve, fuqizimin ekonomik; Miratimi i Ligjit të ri për Asistencë Sociale, largimi i kritereve diskriminuese për fëmijët; Reformimi i shtesave për fëmijë, rritja e shumës mujore dhe përfshirja e moshës 17-18 vjeç në kuadër të tyre;

· Miratimi i Projektligjit për të Drejtat, Vlerësimin, Trajtimin dhe Njohjen e Statusit, Shërbimet dhe Përfitimet për Personat me Aftësi të Kufizuar;

· Themelimi i linjës telefonike falas për mbrojtjen e fëmijës dhe themelimi i shtëpive për mbrojtjen e fëmijëve sipas Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës;

· Themelimi i shërbimeve dhe programeve për parandalimin e përdorimit të drogave nga fëmijët; Organizimi i ekipeve mobile në komunitet për identifikim, testim dhe mbështetje të rasteve të fëmijëve viktima të abuzimit me droga; Themelimi i shërbimeve për fuqizimin e prindërve për kujdesin dhe mbështetjen e fëmijëve gjatë rehabilitimit dhe re-integrimit;

· Rritja e burimeve njerëzore brenda institucioneve publike shëndetësore për shëndetin mendor;

· Rritja e numrit të institucioneve parashkollore dhe e përfshirjes së fëmijëve në nivelin parashkollor;

· Rishikimi i planprogramit mësimor, rishikimi i kurrikulave dhe rishikimi i teksteve shkollore; Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve dhe mbështetja dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional i tyre;

· Rritja e numrit të mësuesve mbështetës, asistentëve mbështetës për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe sigurimi i qasjes fizike për ta, në shkolla;

· Themelimi i qendrave apo shtëpive të specializuara për trajtimin dhe rehabilitimin e fëmijëve në konflikt me ligjin, nën moshën e përgjegjësisë penale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: Koalicioni me VV-në varet nga oferta e tyre, jo nga PDK-ja

Haliti: Koalicioni me VV-në varet nga oferta e tyre, jo nga PDK-ja

Haliti: Kriza nuk lidhet me kryetarin e Kuvendit, por me koalicionin për presidentin

Haliti: Kriza nuk lidhet me kryetarin e Kuvendit, por me koalicionin për presidentin

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Konfirmohet vdekja e dy personave në Llapushnik, një 19-vjeçari në gjendje të rëndë

Dyshohet për dy të vdekur në një aksident në Llapushnik

Dyshohet për dy të vdekur në një aksident në Llapushnik

Haliti: Koalicioni me VV-në varet nga oferta e tyre, jo nga PDK-ja

Haliti: Koalicioni me VV-në varet nga oferta e tyre, jo nga PDK-ja

Haliti: Kriza nuk lidhet me kryetarin e Kuvendit, por me koalicionin për presidentin

Haliti: Kriza nuk lidhet me kryetarin e Kuvendit, por me koalicionin për presidentin

Therret me thikë një person në Prishtinë

Bisedimet kanë rinisur në Zyrën Ovale

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Konfirmohet vdekja e dy personave në Llapushnik, një 19-vjeçari në gjendje të rëndë

Dyshohet për dy të vdekur në një aksident në Llapushnik

Dyshohet për dy të vdekur në një aksident në Llapushnik

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Trump, Zelensky dhe udhëheqësve evropianë

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Trump, Zelensky dhe udhëheqësve evropianë

“Info Nata”- 18.08.2025

“Info Nata”- 18.08.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X