TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në Berlin hapet ekspozita `28 Minuta`, kushtuar hyrjes së forcave gjermane

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Në Berlin hapet ekspozita `28 Minuta`, kushtuar hyrjes së forcave gjermane

Në kuadër të ditës së tretë të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani është hapur ekspozita “28 Minuta”, e cila u kushtohet momenteve të para të hyrjes së trupave gjermane të NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Sipas ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, përmes fotografive origjinale të vëna në dispozicion nga Bundeswehr-i, ekspozita hedh dritë mbi periudhën vendimtare të muajve prill–qershor 1999 dhe mbi rolin e Gjermanisë në përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës dhe spastrimit etnik, duke nderuar kështu veprimet që krijuan parakushtet për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në Kosovë

Në ceremoninë e hapjes ka marrë pjesë edhe ish-ministri federal i Mbrojtjes i Gjermanisë, Rudolf Scharping, i cili ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së dhënë gjatë asaj periudhe dhe riafirmoi miqësinë e tij me Kosovën.

Ndërkaq ambasadori Ajeti ka shprehur mirënjohjen ndaj Bundeswehr-it dhe Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndër vite, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive për ndërtimin e një të ardhmeje të bazuar në paqe, demokraci dhe partneritet të qëndrueshëm.

Kurse në emër të Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Stefan Rössel ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ka riafirmuar mbështetjen gjermane për avancimin e Kosovës në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Titulli i ekspozitës, “28 Minuta”, i referohet ultimatumit të dhënë nga gjenerali gjerman Helmut Harff më 12 qershor 1999, me të cilin forcave serbe iu lanë 28 minuta kohë për t’u tërhequr. Ky titull simbolizon vendosmërinë e aleatëve për të hapur rrugën drejt një kapitulli të ri në historinë e Kosovës”, ka njoftuar Ajeti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj, Policia gjobitë dy shoferët

Gjendet një 38-vjeçar pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën