TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me Serbinë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Liderët e BE-së pritet të diskutojnë emrat e rinj në krye të institucioneve të bllokut

Me gjithë përpjekjet e mëdha të Hungarisë – e cila kryeson aktualisht presidencën e BE-së – për ta shtyrë hapjen e kapitullit të tretë të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, vendet anëtare nuk kanë arritur pajtim për një gjë të tillë të hënën. Ndërkohë, Shqipëria pritet të hapë kapituj të rinj.

Disa shtete anëtare vlerësojnë se Serbia – megjithëse ka shënuar përparim në disa fusha – nuk ka bërë mjaftueshëm për ta merituar avancimin e negociatave të anëtarësimit.

Deri më tani, Serbia ka hapur 22 nga gjithsej 35 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga ata 22, ajo i ka mbyllur përkohësisht 2.

Negociatat mes Beogradit dhe Brukselit janë praktikisht të ngrira tash e tre vjet, për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

Komisioni Evropian, ndërkohë, ka përsëritur se Serbia i ka përmbushur kriteret teknike për hapjen e kapitullit të tretë, por në Këshill disa vende anëtare thonë se Serbia duhet të bëjë më shumë edhe në disa çështje politike.

Ndër vendet e BE-së, të cilat, sipas burimeve diplomatike, kanë qenë kundër ose kanë pasur rezerva, janë tri shtetet baltike, por edhe Holanda, Kroacia, Finlanda dhe Suedia.

Arsyet të cilat më së shpeshti janë përmendur për të mos ia dhënë dritën e gjelbër Serbisë tani për tani, janë dështimi i Beogradit për t’i përshtatur qëndrimet e veta me ato të BE-së në fushën e politikës së jashtme, sidomos me sanksionet ndaj Rusisë, si dhe nevoja që Serbia të bëjë më shumë në fushën e lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit.

Disa vende kanë kërkuar që Serbia të bëjë më shumë edhe për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmet në Banjskë në veri të Kosovës në vjeshtën e vitit 2023.

Një grup i armatosur serbësh e sulmoi Policinë e Kosovës në shtator 2023 në fshatin e Zveçanit, duke e vrarë një rreshter. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-politikan serb në Kosovës. Ai përballet me aktakuzë në Kosovë dhe besohet se ndodhet në Serbi.

Kosova e akuzon Serbinë se ka gisht në këtë sulm, gjë që mohohet nga Beogradi zyrtar.

Për të ndihmuar në arritjen e konsensusit të nevojshëm për Serbinë, Hungaria – e cila kryeson presidencën e BE-së – e ka qarkulluar një non-paper në të cilin ka përmendur disa rezultate që Serbia, sipas saj, i ka bërë dhe obligimet që ka marrë përsipër për t’i përmbushur në të ardhmen.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në këtë non-paper, në të cilin thuhet se Serbia vitin e ardhshëm do të përshtatet më shumë me BE-në në fushën e politikës së jashtme dhe se Serbia ka shprehur përkushtim që ta respektojë obligimet që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën.

Por, për momentin një grup vendesh të BE-së nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre. Kjo çështje, sipas burimeve brenda presidencës hungareze të BE-së, do të mbetet në rend dite në takimet e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Shqipëria pritet të hapë kapituj të rinj

Ndërkohë, vendet anëtare të BE-së kanë arritur pajtim për të hapur kapituj të rinj në procesin e negociatave me Shqipërinë.

Ato kanë kërkuar që Shqipëria ta shpalosë pozitën e vet negociuese me qëllim që më 17 dhjetor të hapen kapitujt që kanë të bëjnë me fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes.

Në tetor, Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Hapja e kapitujve për Shqipërinë erdhi pas një pritjeje të gjatë, pasi ajo kishte aplikuar për anëtarësim më 2009 dhe e kishte marrë statutin e vendit kandidat më 2014.

Tags: BEKomisioni EvropianSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?

Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, caktohet zyrtarisht data e votimit

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, caktohet zyrtarisht data e votimit

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

Spahiu: Nëse më pranojnë, do të takohem edhe me Listën Studentore në Serbi, ashtu siç u takova me Gjuriqin

Spahiu: Nëse më pranojnë, do të takohem edhe me Listën Studentore në Serbi, ashtu siç u takova me Gjuriqin

Spahiu: Një Serbi e udhëhequr nga studentët do të jetë më problematike për Kosovën, por nuk do të sulmohemi ushtarakisht

Spahiu: Një Serbi e udhëhequr nga studentët do të jetë më problematike për Kosovën, por nuk do të sulmohemi ushtarakisht

Spahiu: Protestat për Arlindën po marrin konotacion anti-Albin, duhet të kërkohet së pari dorëheqja e kryetarit të Pejës

Spahiu: Protestat për Arlindën po marrin konotacion anti-Albin, duhet të kërkohet së pari dorëheqja e kryetarit të Pejës

KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin në Kosovë

KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin në Kosovë

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

PSG fiton thellë ndaj Le Havren

PSG fiton thellë ndaj Le Havren

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën