TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në Apel prokuroria kërkon dënim me të lartë për Jelena Gjukanoviqin e akuzuar për spiunazh, mbrojtja kërkon lirimin e saj

by teve1
23 minuta ago
1
A A
Në Apel prokuroria kërkon dënim me të lartë për Jelena Gjukanoviqin e akuzuar për spiunazh, mbrojtja kërkon lirimin e saj

Në Gjykatën e Apelit këtë të premte u shqyrtuan ankesat e PSRK-së dhe mbrojtjes ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Jelena Gjukanoviq ishte dënuar me 6 vjet burgim për akuzën se spiunoi për BIA-n serbe.

Kundër vendimit të Themelores, PSRK-ja ka paraqitur ankesë për shkak të shkeljes së ligjit penal, duke propozuar që ta aprovoj ankesën, të ndryshoj aktgjykimin dhe të akuzuarës t’i shqiptohet një dënim më i lartë.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarës Jelena Gjukanoviq, avokati Predrag Milkoviq, ka paraqitur ankesë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave procedurale, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, duke kërkuar që Gjukanoviq të lirohet nga akuza, ta anuloj aktgjykimin e shkallës së parë dhe cështja të kthej në rivendosje.

Po ashtu, sipas avokatit, Milkoviq, prokuroria ka sekuestruar telefonat e të akuzuarës në mënyrë të ligjshme mirëpo nuk ka pasur qasje në përmbajtjen e telefonit në mënyrë të ligjshme.

Ndërsa, Prokuroria e Apelit ka paraqitur propozim me të cilin ka kërkuar që të aprovohet ankesë e PSRK-së dhe aktgjykimi i atakuar të ndryshohet përkitazi me sanksionin penal, ndërsa ankesa e mbrojtjes të refuzohet si e pabazuar.

Kolegji i Apelit përbëhej nga Avni Mehmeti – kryetar, Vaton Dërguti – gjyqtar referues dhe Albina Shabani Rama – anëtare.

Gjykata e Apelit me vendimin e 20 janarit 2026 aprovoi ankesën e Prokurorisë Speciale ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq duke ndryshuar vendimin e Themelores dhe duke llogaritur prova të pranueshme gjetjet në telefonin e të akuzuarës.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 2 shtator 2025 ka ngritur aktakuzë nda Jelena Gjukanoviqit, e cila ngarkohej se nga data e pacaktuar e në vazhdimësi deri në momentin e arrestimit të saj, më datë 28 shkurt 2025, në cilësinë e zyrtares vendore të misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës Rajonale në Mitrovicë, në pozitën “Zyrtare e Programit Kombëtar në Qendrën Rajonale në Mitrovicë”, me vetëdije të plotë dhe me dashje direkte ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (e njohur si BIA), duke i ofruar të dhëna, dokumentet dhe informacione të ndjeshme, të siguruara gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare në kuadër të aktivitetit të misionit të OSBE-së, ndihmë kjo e realizuar përmes komunikimeve të shumta me tani të dënuarin për veprën penale të spiunazhit, agjentin rezident të BIA-s, Aleksandër Vllajiq.

Aktakuza thotë se Gjukanoviq i ka përcjellë Vllajiqit informacione të dokumentuara që lidhen drejtpërdrejt me rendin kushtetues, sigurinë institucionale dhe veprimtarinë e brendshme të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat informacione pastaj janë transmetuar tek zyrtarët e lartë të BIA-s, tek përgjegjësi i BIA-s për rajonin e Novi Pazarit në Serbi dhe BIA-s në Beograd.

Gjithnjë sipas aktakuzës, e akuzuara përmes influencimit dhe ndikimit të saj, nga pozita që mbante në OSBE dhe udhëzimeve që kishte marrë nga tani i dënuari për spiunazh Aleksandër Vllajiq dhe zyrtarët e BIA-s, gjatë takimeve zyrtare dhe përpilimit të raporteve të OSBE-së, për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, ka kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës, kështu përmes këtyre veprimeve të qëllimshme, e akuzuara ka cenuar rëndë rendin kushtetuese dhe sigurinë kombëtare dhe ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve të vendit si dhe personelit ndërkombëtar të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Me këtë, e akuzuara Jelena Gjukanoviq akuzohej se ka kryer veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, par.3 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është një organizatë ndërkombëtare që merret me sigurinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, e cila përmes misionit të saj ka prezencë zyrtare dhe seli edhe në Kosovë./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nagavci: Të hënën votohet formimi i komisioneve, pajtueshmëri edhe për deklaratën për Specialen

Nagavci: Të hënën votohet formimi i komisioneve, pajtueshmëri edhe për deklaratën për Specialen

Von der Leyen, të enjten në Prishtinë

Von der Leyen, të enjten në Prishtinë

Haxhiu: Nuk i ndihmojmë Kosovës dhe të akuzuarve në Hagë nëse shkojmë në zgjedhje

Haxhiu: Nuk i ndihmojmë Kosovës dhe të akuzuarve në Hagë nëse shkojmë në zgjedhje

Haxhiu sqaron pse nuk u thirr seancë e jashtëzakonshme pas vendimit të Hagës

Haxhiu sqaron pse nuk u thirr seancë e jashtëzakonshme pas vendimit të Hagës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën